Lexoni: Marrëveshje Bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave, rikthen traditën kërkimore të Universitetit Bujqësor të Kamzës
Akademia e Shkencave të Shqipërisë (ASHSH) përfaqësuar nga kryetari, Akademik Skënder Gjinushi, ka lidhur Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT), me qendër në Kodër-Kamëz, i përfaqësuar nga Rektori prof. dr. Fatbardh Sallaku. Kjo marrëveshje ka për qëllim rregullimin e bashkëpunimit ndërinstitucional mes strukturave përbërëse të tyre, ku do të përcaktohen prioritetet themelore të bashkëpunimit dhe mënyrës së zbatimit mbështetur në Legjislacionin në fuqi e në dhe në interesa të përbashkëta.
Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Akademia e Shkencave do të luajë një rol të rëndësishëm, ku palët pranojnë dhe respektojnë kodin europian të sjelljes për integritet në kërkimin shkencor, mbështetur në ligjin përkatës, ku parim themelor rregullues për bashkëpunimin e tyre mbetet autonomia akademike dhe universitare. Sipas Kryetarit të ASH, Akademik Skënder Gjinushit, në kuadër të kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi dhe vetëveprimi të rregulluara me ligje dhe me akte nënligjore, do të ruhen dhe zhvillohen traditat më të suksesshme, përmes nismash, projektesh dhe veprimtarish të përbashkëta akademike e universitare, ku në veprimtaritë e përbashkëta të tyre do të ketë një barrierë të fortë ndaj të gjitha formave të plagjiaturës dhe pseudoshkencës. “E rëndësishme në këtë bashkëpunim është se përcaktohen drejtimet kryesore të bashkëpunimit midis Palëve, që shtrihen në gjithë fushat e dijes dhe shkencës.”, tha ndër të tjera Kryetari i ASH-së, Akademik Skënder Gjinushi.
Duke marrë parasysh edhe konferencën që u zhvillua për tërmetet dhe sizmologjinë pak ditë më parë, ku pati bashkëpunime dhe pjesëmarrje të madhe nga shkencëtarët e rajonit dhe Ballkanit, edhe ky bashkëpunim do të konsistojë me përparësi në shkencat bujqësore, si në fushën e gjenetikës dhe bioteknologjisë; në fushën e shkencave të jetës; në disiplinat e reja që zbatohen në bujqësi, si nanoteknologjia dhe bioshkenca, si dhe në disiplina që lidhen me çështje imperative, si pandemitë.
Në këtë marrëveshje ntë ASH me universitetin Bujqësor të Kamzës, i konsideruar si bërthamë e shkencës së zhvillimit ekonomik të vendit, përfshihet bashkëpunimi për aktiviteteve të përbashkëta shkencore, si: kuvende, kongrese, konferenca, forume, simpoziume etj., studime dhe projekte të përbashkëta shkencore vendore, rajonale dhe europiane, do të jetë bërë tashmë një objektiv konkret nxitja dhe promovimi i studiuesve të rinj. Për t’u theksuar me shumë rëndësi në kuadër të këtyre bashkëpunimeve është që Senati Akademik i Universitetit Bujqësor të Tiranës merr pjesë në procesin e promovimit të kandidatëve për anëtarë të Asamblesë së Akademisë së Shkencave, siç parashikohet në Ligjin dhe në Statutin e saj.
Gjithashtu, Akademia e Shkencave garanton edhe përfshirjen e ekspertëve të Universitetit në njësitë e reja të kërkimit shkencor ngritur pranë saj, ku anëtarë të senatit të Universitetit Bujqësor, do të marrin pjesë me statusin e të ftuarit në mbledhje të senateve akademike të fushës së tyre kërkimore.
Me rëndësi do të jetë edhe bashkëpunimi për hartimin e programeve të veçanta të studimeve universitare për master dhe doktoraturë, si dhe për drejtimin shkencor të tyre, ku në kuadër të kësaj marrëveshjeje nuk do të ketë vend për abuzime. Përveç shkëmbimeve të tjera të bashkëpunimit, si botimet, veprimtaritë shkencore me interes të ndërsjellët, palët do të takohen dy herë në vit për të vlerësuar edhe ecurinë e Marrëveshjes.