• Shëtitorja Murat Toptani, Tiranë 1000, Albania
  • +355 4 2230305
Resolving Issues

ISC

ISC

ISC (International Science Council), ose Këshilli Ndërkombëtar Shkencor, është një organizatë jo-qeveritare me anëtarë nga e gjithë bota, e sjell bashkë 40 organizata e shoqata shkencore ndërkombëtare dhe mbi 140 organizata kombëtare e rajonale. ISC u krijua në vitin 2018, pas bashkimit të ICSU (International Council for Science) dhe ISSC (International Social Science Council). Mbetet organizata më e madhe jo-qeveritare e këtij lloji në shkallë globale. Vizioni i ISC është përparimi i shkencës si një e mirë publike, ndaj dija, të dhënat dhe ekspertiza shkencore duhet të jenë në dobi të gjithkujt, e shkenca duhet të jetë gjithëpërfshirëse në edukim dhe zhvillimin e kapaciteteve. Aktivitetet e ISC përqendrohen më shumë në tri fusha: kontributi i shkencës ndaj politikave, në ndihmë të një kërkimi shkencor sa më të dobishëm për shoqërinë; kontributi i politikave në shkencë, për një kërkim shkencor sa më cilësor; si dhe liria e punës kërkimore shkencore. Çështjet ku ISC i zhvillon këto aktivitete janë të tilla si varfëria, mirëqenia sociale, mjedisi, të dhënat dhe këshillimi shkencor për qeveritë. Akademia e Shkencave e Shqipërisë është anëtare e ISC që prej vitit 2009.

  1. Link