28 janar, ditëlindja e akad. Ismail Kadaresë

Akademia e Shkencave mban veprimtarinë shkencore: “Ismail Kadare, një disidencë letrare” me pjesëmarrjen e studiuesit Jean-Paul Champseix

“Ismail Kadare, një disidencë letrare” do të jetë tema e veprimtarinë shkencore-promovuese  që do të mbahet  nga Akademia e Shkencave në  ditëlindjen e shkrimtarit dhe akademikut Ismail Kadare.

Veprimtaria do të mbahet më 28 janar 2022, ora 11.00 në Akademinë  e Shkencave të Shqipërisë në sallën “Aleks Buda” me pjesëmarrjen e studiuesit Jean-Paul Champseix, autor i librit Ismaïl Kadaré – une dissidence littéraire (nominuar për çmimin Trinia e Albanologjisë: Meyer-Pedersen-Jokli), shqipëruar nga Irena Rambi e Bashkim Shehu.   

Fjala e hapjes do të mbahet nga akad. Skënder Gjinushi, Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe do të drejtohet nga akad. Pëllumb Xhufi, prof. dr. Saverina Pasho e dr. Ylljet Aliçka.

Në këtë veprimtari do të kumtojnë: studiuesi Jean-Paul Champseix, akad. Matteo Mandalà, Bashkim Shehu, Ilia Lëngu, Irena Rambi, Ilir Yzeiri.

Pas kumtesave do të bëhet Shpallja e Vitit të akademizmit shqiptar nga Kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi.

Do të prezantohet ekspozita e botimeve të Ismail Kadaresë (në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare dhe shtëpinë botuese “Onufri” dhe shtëpinë botuese “Fan Noli”)

Veprimtaria do të mbahet me pjesëmarrje fizike dhe online në linkun:https://us02web.zoom.us/j/89230235815?pwd=UjhaNVJTQXNtZUZyUTNsNGFwcnZ3QT09

Meeting ID: 892 3023 5815 Passcode: 889000