Konferencë ndërkombëtare: “Roli i mjekësisë veterinare në një përqasje shëndetësore”
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës do të mbajë më 27 maj 2022 në sallën “Aleks Buda” konferencën ndërkombëtare “Roli i mjekësisë veterinare në një përqasje shëndetësore”/ “Role of veterinary medicine in one health approach”.
Objektivi kryesor i konferencës është diskutimi mbi rolin dhe vendin e mjekësisë veterinare në një përqasje shëndetësore, për evidentimin/zbulimin e hershëm të sëmundjeve emergjente, riemergjente dhe zoonozave. Kjo konferencë do të krijojë mundësi debati dhe diskutimi midis specialistëve, kërkuesve dhe shkencëtarëve.
Veprimtaria do të mbahet me pjesëmarrjen e kërkuesve, stafit pedagogjik, studentëve, etj., nga universitete dhe institucione të tjera nga Shqipëria, si dhe nga universitete të ndryshme europiane/joeuropiane.
Komiteti honorifik
Skënder Gjinushi, Kryetar i Akademisë së Shkencave
Fatbardh Sallaku, Rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës
Neki Frashëri, Akademia e Shkencave e Shqipërisë
Efigjeni Kongjika, Akademia e Shkencave e Shqipërisë
Komiteti shkencor
Ilia Mikerezi, Akademia e Shkencave e Shqipërisë
Rezart Postoli, Universiteti Bujqësor i Tiranës
Erinda Lika, Universiteti Bujqësor i Tiranës
Kiril Krstevski, Universiteti Methodius në Shkup, Maqedonia e Veriut
Bryan Markey, Kolegji Universitar i Dublinit, Irlandë
Seamus Fanning, Kolegji Universitar i Dublinit, Irlandë
Gerald Barry, Kolegji Universitar i Dublinit, Irlandë
Camilla Luzzago, Universiteti i Milanos, Itali
Gabriele Brecchia, Universiteti i Milanos, Itali
Anila Hoda, Universiteti Bujqësor i Tiranës
Bizena Bijo, Universiteti Bujqësor i Tiranës
Xhelil Koleci, Universiteti Bujqësor i Tiranës
Komiteti organizues
Anita Koni, Universiteti Bujqësor i Tiranës
Sonila Coçoli, Universiteti Bujqësor i Tiranës
Majlind Sulçe, Universiteti Bujqësor i Tiranës
Anita Berberi, Akademia e Shkencave e Shqipërisë