• Shëtitorja Murat Toptani, Tiranë 1000, Albania
  • +355 4 2230305
Loading Events

« All Events

Së shpejti do të mbahet në Tiranë Konferenca Ndërkombëtare NanoBalkan (NB2025)

September 29 @ 8:00 am - October 3 @ 8:00 pm
Në datat 29 shtator deri më 3 tetor 2025 do të zhvillohet në Tiranë aktiviteti shkencor i nivelit ndërkombëtar “nanoBalkan Conference 2025”. Kjo është konferenca e 5-të ndërkombëtare në fushën e nanoshkencës dhe nanotenknologjisë pas suksesit të 4 konferencave të organizuara në Tiranë prej vitit 2021 dhe në vazhdim.
Konferenca nanoBalkan 2025 organizohet nga NanoBalkan-Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Projekti SUSNANO i Universitetit të Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Institutin e Nanoteknologjisë në Spanjë (ICN2) dhe Fondacionin Fantom (Phantoms Foundation) në Spanjë.
Edhe këtë vit, konferenca synon të evidentojë arritjet më të rëndësishme në nivel botëror në nanoshkencë dhe nanoteknologji, si dhe të krijojë mundësinë e zhvillimit të politikave dhe krijimit të kontakteve, lidhjeve e bashkëpunimeve të rëndësishme për zhvillime të tjera në këtë fushë.
“Konferenca nanoBalkan 2025”, synon realizimin e objektivave shumë të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimeve shkencore në këtë fushë në nivel sa më të gjerë.
Organizimi i kësaj konference ka ngjalluar interes të veçantë në komunitetin shkencor në Europë dhe më gjerë, e cila konfirmohet jo vetëm në numrin e madh të pjesëmarrësve, mbi 250 pjesëmarrës, por edhe në praninë e shkencëtarëve të shquar në fushën e nanoteknologjisë.
Zhvillimi i kësaj konference në Tiranë është një impakt pozitiv i rëndësishëm, jo vetëm në lidhje me zhvillimet dhe aplikimet e kërkimit shkencor në vendin tonë, por edhe në shumë drejtime të tjera të njohjes së Shqipërisë dhe krijimit të lidhjeve të shumanshme të saj në fusha të ndryshme.
Kjo do të jetë një konferencë 5-ditore, në seanca plenare dhe seksione paralele sipas një programi të mirëmenduar bazuar në tema shumë aktuale dhe inovative si Atoms and Molecular Computing, Graphene & 2DM / Carbon nanotubes, Low dimensional materials (nanowires, clusters, quantum dots, etc.), Nanobiotechnologies & Nanomedicine, NanoChemistry and Nanofabrication tools & nanoscale integration, Nanomaterials for Energy, Nanosensors etj.
Gjatë ditëve të konferencës do të mbahen edhe takime të rëndësishme trepalëshe si takimi i tretë trepalësh Itali-Spanjë-Shqipëri dhe takimi i pestë trepalësh Japoni-Spanjë-Shqipëri.
Gjithashtu do të zhvillohen disa workshope, të cilët i dedikohen rolit të gruas në shkencën e nanoteknologjisë, “Workshop of Women in nanotechnology”, promovimit të kërkuesve të rinj shkencorë, “NextGen Research Workshop”, workshopi mbi “Nano/Micro Materials” etj.
Si edhe në konferencat e mëparshme, do të organizohet “Biosensor school”, në të cilën krahas prezantimeve do të ketë edhe demonstrime mbi përgatitjen dhe testimin e sensorëve kimikë.

Details

Start:
September 29 @ 8:00 am
End:
October 3 @ 8:00 pm
Event Category:

Venue

Akademia e Shkencave e Shqipëris
Albania + Google Map