Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Kryesia e saj i urojnë kirurgut të njohur akademik Besim Elezit: Gëzuar 90 vjetorin e lindjes!
Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Kryesia e saj i urojnë akademik Besim Elezit, profesorit të shquar, kirurgut të njohur që ka zgjatur qindra e qindra jetë njerëzore:
Gëzuar 90-vjetorin e lindjes! Edhe 100, i dashur akademik, mjek dhe mik i çmuar!
Akad. Besim Elezi gjatë karrierës së tij ka përmbledhur në një kolanë të gjerë veprash shkencore eksperiencat shumëvjeçare pedagogjike, kërkimet shkencore dhe përvojat e pasura klinike. Bëhet fjalë për mbi 76-publikime si “Ekinokokoza e mushkërive. Rezultatet e larta të mjekimit”, “Kirurgjia: principe dhe praktika”, 2 vëllime, 2000 (e të tjera renditur me poshtë në biografinë e akad. Besim Elezit.)
Akad. Elezi është kryetar i Shoqatës së Kirurgëve të Shqipërisë, anëtar i Komitetit Permanent të Eurokirurgjisë dhe anëtar i Kolegjit Ndërkombëtar të Kirurgëve; autor i shumë botimeve monografike dhe i mbi 100 artikujve shkencorë në gjuhën shqipe e gjuhë të huaja. Ai është simbol i dijetarit që kurrë nuk e ka ndarë katedrën nga shërbimi.
Për vite me radhë ai ka kontribuar në ngritjen e shërbimit të kirurgjisë në Shqipëri. I specializuar për anesteziologji në Danimarkë, për endokrinokirurgji në Rumani, për kirurgji të përgjithshme në Kinë, për kirurgji ezofagale në Francë, ndërsa ka bërë edhe specializime të tjera në Itali e në Austri, akad. Besim Elezi mban disa tituj dhe grada “Doktor i shkencave mjekësore”, gradën “Docent” e “Profesor”, titujt “Akademik i asociuar” e “Akademik”.
Akademiku e kirurgu i shquar, gjithë karrierën e tij e zhvilloi në dyert e spitalit në qendrën spitalore “Nënë Tereza”, ku ka dhënë një kontribut të madh në fushën e mjekësisë.
Jeta dhe karriera e akademik Besim Elezit
Akademik Besim Elezi lindi më 20 mars të vitit 1935, në Fterrë të Sarandës, ndërsa shkollimin e kreu në Gjirokastër. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, nga viti 1952-1957, ku u diplomua si mjek. Në vitin 2008 u shpall “Akademik i asociuar”, dhe në 2010-n “Akademik”. Ai është anëtar i ASHSH-së, Seksioni Shkencat Natyrore dhe Teknike. Di gjuhët anglisht, frëngjisht, italisht, rusisht.

Kualifikimet
Specializim në kirurgji të përgjithshme, titulli “Kirug”, 1960.
Kandidat i shkencave mjekësore, 1965.
Specializim në anesteziologji në International Anaesthesiology Center, Kopenhagen, Danimarkë, 1966-1967.
Specializim në endokrinokirurgji në Institutin Parhon, Bukuresht, Rumani, 1967.
Docent pranë Universitetit të Tiranës, fakulteti i mjekësisë, katedra e kirurgjisë, 1970.
Specializim në kirurgji të përgjithshme, Pekin, Kinë, 1973.
Specializim në kirugji ezofagale në Hôpital Beaujon, Paris, Francë, 1985.
Titulli “Doktor i shkencave mjekësore”, 1987.
Titulli “Profesor”, 1989.
Specializim në kirurgji digjestive, Padova, Itali, 1995.
Specializim në endoskopinë digjestive, Melburn, Australi, 1998.
Titulli “Akademik i Asociuar”, dhënë nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2008.
Titulli “Akademik”, dhënë nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2010.
Urdhri “Naim Frashëri”, i klasit I dhe III.
Urdhri “Personalitet i Shquar i Shkencës dhe Teknologjisë”.
Poste drejtuese
Shef i klinikës së kirurgjisë nr. 3, 1976.
Shef i katedrës së kirurgjisë, Universiteti i Tiranës, fakulteti i mjekësisë, 1986.
Shef i departamentit të kirurgjisë, Universiteti i Tiranës, fakulteti i mjekësisë, 1992.
Shef i shërbimit të kirurgjisë, Durrës, 2004.
Presidenti i parë i Shoqatës Shqiptare të Kirurgjisë së Përgjithshme, 1999.
Felloë of the International College of Surgeons, 1996.
Bashkëredaktues i Bordit Editorial të “International Surgery”, revista zyrtare e International College of Surgeons, 1996.
Anëtar i Permanent Committee of Eurosurgery.
Drejtim i projekteve shkencore
Drejtues i dy projekteve të sponsorizuara nga OBSH:
“Infeksionet post-operatore të plagëve dhe masat për uljen e incidencës”
“Racionalizimi i përdorimit të transfuzionit të gjakut.”
Drejtues shkencor i pesë disertacioneve.
Aplikime klinike
Aplikimi i rreth 20 ndërhyrjeve dhe metodave diagnostike të reja në praktikën klinike.
Publikime
Midis 76 publikimeve që përfshijnë libra, monografi, artikuj dhe referate, veçohen tre më të
rëndësishmit:
1. Teksti “Kirurgjia: principe dhe praktika”, 2 vëllime, 2000 f., shtëpia botuese “ILAR”,
Tiranë, 2012. Si autor kryesor dhe kryeredaktor ka ftuar 47 specialistë vendas dhe të huaj, të shquar në fushat e tyre për të bashkëpunuar në këtë botim. Ky libër i bazuar në tekste të mirënjohura ndërkombëtare plotësoi një boshllëk në literaturën mjekësore shqiptare. Në të përmblidhet eksperienca shumëvjeçare pedagogjike, kërkimet shkencore dhe përvojat e pasura klinike, të ilustruara me një shumëllojshmëri fotografish nga fondi personal.
Kapituj si: historia e kirurgjisë shqiptare, kirurgjia e ezofagut dhe endokrinokirurgjia përfshijnë një sërë kontributesh origjinale e inovative.
2. “Hidatidoza parësore dhe dytësore në Shqipëri”, shtëpia botuese universitare, Tiranë, 1992.
Ky studim jep një tablo të plotë të epidemiologjisë së kësaj sëmundjeje në Shqipëri, duke sjellë udhëzime praktike për parandalimin e saj. Ne hidatidozën dytësore demonstrohet një pajisje teknike origjinale që shërben për parandalimin e përsëritjes së sëmundjes.
Studimet në fushën e hidatologjisë përbëjnë një kontribut të veçantë dhe janë mirëpritur në shumë konferenca e takime ndërkombëtare.
3. “Ekinokokoza e mushkërive. Rezultatet e larta të mjekimit”, Shtëpia Botuese Universitare, Tiranë, 1974. Kjo monografi është unike në llojin e saj ndër artikujt e shkruar në literaturë botërore të asaj kohe. Nga ky punim dalin konkluzione praktike për racionalizimin e trajtimit të ekinokokozës.