• Shëtitorja Murat Toptani, Tiranë 1000, Albania
  • +355 4 2230305
Loading Events

« All Events

Edicioni i katërt i konferencës shkencore “NanoBalkan2024” vjen në datat 28 tetor-1 nëntor

October 28 @ 8:00 am - November 1 @ 5:00 pm

Konferenca “NanoBalkan2024” synon të shfaqë një gamë të gjerë kërkimesh aktuale në nanoshkencë dhe nanoteknologji së bashku me iniciativa të rëndësishme politikash kërkimore.
Për të katërtin vit radhazi në Shqipëri, “NanoBalkan: do të ofrojë një platformë për ndërveprim të gjerë dhe shkëmbim njohurish!
Përveç konferencës kryesore rreth temave interesante në nanoshkencë dhe nanoteknologji, gama e veprimtarive do të përfshijë nanomjekësinë, shkollën për nanobiosensorët, workshop-in mbi mjedisin dhe nanomjekësinë, workshop-in “Gratë në nanoteknologji”, seminar për sipërmarrësit, etj.
“NanoBalkan 2024” organizohet nga Fondacioni Phantom (Phantoms Foundation), Spanjë, dhe nga Qendra Kërkimore NanoAlb me mbështetjen e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Bashkëdrejtues i kësaj konference është akad. Arben Merkoçi, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, drejtues i NanoAlb, profesor i ICREA-s në Institutin Katalan të Nanoshkencës dhe Nanoteknologjisë, Barcelonë, Spanjë.

Details

Start:
October 28 @ 8:00 am
End:
November 1 @ 5:00 pm
Event Category: