Banka Botërore, në raportin e saj të posabotuar, vlerëson si një prej arritjeve të Shqipërisë për përfshirjen në bashkëpunim me diasporës intelektuale themelimin e qendrës “NanoAlb”

– Në raport theksohet se “NanoAlb”, që vepron në nanoshkencë e nanoteknologji, e themeluar nga Akademia e Shkencave në vitin 2019, është një shembull i përfshirjes së intelektualëve shqiptarë jashtë vendit në projektet dhe nismat e saj shkencore prioritare 
– Nga një qendër lokale pioniere në fushën e saj, “NanoAlb” ka arritur tashmë të rrjetëzojë kërkimet e veta në shkallë ndërkombëtare, duke përfshirë në projeket shkencore jo vetëm vendet e rajonit të Ballkanit, por edhe Spanjën, Izraelin, Italinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës 
– Banka Botërore e veçon njësinë “NanoAlb” si një nga argumentet bazë të rekomandimeve të saj, që Shqipëria nuk duhet të trembet nga punësimi i intelektualëve shqiptarë jashtë vendit: e rëndësishme është që ata të kthehen: profesionistët le të largohen, por nxitini të rikthehen 
– Lajmi i plotë në “Scan.tv.al” në linkun:
Dhe në Top News TV në linket:
Shih edhe linkun e mëposhtëm:
“NanoAlb” drejtohet që nga themelimi nga akad. Arben Merkoçi. Në Tiranë janë organizuar tre kongrese shkencore në fushën e nanoteknologjisë, me pjesëmarrjen e ekspertëve nga e gjithë Bota, duke përfshirë nobelistë e të nominuar për çmimin “Nobel”.
Sivjet “NanoAlb” përfundoi me sukses pesë projekte shkencore dhe në vjeshtë do të organizohet një kongres tjetër shkencor vjetor.
“NanoAlb” ka një rrjet bashkëpunëtorësh prej më shumë se 100 ekspertësh të fushës brenda dhe jashtë vendit.
– Grupet e punës të “NanoAlb” funksionojnë në mënyrë të organizuar edhe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut e vende të tjera.