Anëtarët e Akademisë së të Rinjve Belfjore Qose dhe Eris Rusi shpallen autorë fitues të projektit të Ministrisë së Kulturës “Fondi në mbështetje të Krijimtarisë Letrare”.
Urime kolegë të rinj!
Refeŕuar njoftimit të bërë publik nga Ministria e Kulturës:….këtë vit iu dha përparësi mbështetjes së krijuesve të rinj, deri 35 vjeç. Ftesës për konkurrim iu përgjigjën 16 autorë, në gjinitë prozë dhe poezi, nga të cilët u përzgjodhën 5 fitues. Gjatë muajit korrik, tekstet iu nënshtruan vlerësimit të jurisë, e cila u pajis me to në formë elektronike dhe të koduar (pa emrat e autorëve përkatës), për të siguruar kështu paanësi të plotë.
Juria përbëhej nga shkrimtarët Luljeta Lleshanaku, Arian Leka dhe Parid Teferici.