Çmimet “Shuteriqi”

Çmimi i parë jepet për veprën “Statutet e Shkodrës, nga gjysma e parë e shekullit XIV, me shtesat deri më 1469” me autore Lucia Nadin.

Çmimi i dytë jepet për veprën “Korrespondencë dhe dorëshkrime të Ali pashë Tepelenës” me autor Irakli Koçollari.

Çmimi i dytë jepet për veprën “Nikollë Filja dhe veprat e tij poetike, botim kritik i dorëshkrimeve”, me autor akad. Matteo Mandalà (bot. “Ombra GVG”).

Çmimi i parë

Statutet e Shkodrës, nga gjysma e parë e shekullit XIV, me shtesat deri më 1469”

Botuar tri herë: italisht (2002) dhe shqip (2010, 2017)

Zbuluar në Museo Correr të Venecias nga Lucia Nadin;

Përgatitur për botim nga Lucia Nadin;

Me bashkëpunimin e Giovan Battista Pellegrinit, Gherardo Ortallit dhe Oliver Jens Schmitt-it;

Përkthyer shqip nga Pëllumb Xhufi

Nën kujdesin, drejtimin dhe autoritetin shkencor të Lucia Nadin

Motivacioni:

Zbulimi më i rëndësishëm dokumentar i dy dekadave të fundme për àrbërit dhe Arbërinë përgjatë shekujve të humanizmit europian; dëshmi historike parësore me ndikim të fuqishëm për ndryshimin e imazhit të shqiptarëve në historinë botërore të kësaj periudhe, për tipologjinë e qytetërimit dhe kulturës së tyre; për rendin dhe organizimin shoqëror në botën shqiptare deri në fundin e Mesjetës, si një vend që zhvillohej sipas modelit të republikave të Perëndimit dhe hap më hap me gjithë hapësirën adriatike; pasqyrë e një fisnikërie vendëse që ishte e denjë për të kaluar prej identifikimit patronimik në atë etnik e kombëtar; përgatitur për botim në italisht e shqip nga një skuadër albanologësh të mirënjohur, nën kujdesin, drejtimin e autoritetin e saj shkencor.

Primo premio

Motivazione primo premio assegnata all’opera “Statutet e Shkodrës, nga gjysma e parë e shekullit XIV, me shtesat deri më 1469” (Gli Statuti di Scutari, dalla prima metà del secolo XIV, con appendici fino al 1469) pubblicato tre volte: in italiano (2002) e in albanese (2010, 2017), scoperta nel Museo Correr di Venezia da Lucia Nadin; con la collaborazione di Giovan Battista Pellegrini, di Gherardo Ortalli e di Oliver Jens Schmitt;

tradotto in albanese da Pëllumb Xhufi;

dietro cura, direzione e autorità scientifica di Lucia Nadin.

Si tratta della più importante scoperta documentaria degli ultimi due decenni sull’ Arbëria e gli arbër nel periodo dell’umanesimo europeo; di un’ importantissima testimonianza che ha influito in modo sensitivo nel cambiare l’immagine sugli albanesi nella storia mondiale di questo periodo; sulla tipologia della loro civiltà e della loro cultura; che riflette l’organizzazione sociale nel mondo albanese fino al tardo medioevo, come un paese che era in via di sviluppo secondo i modelli europei occidentali e di pari passo con tutta l’area adriatica; che è riflessione dell’esistenza di una nobiltà genuina che era degna del passaggio da un’identificazione patronimica a quella etnica e nazionale; curata per l’edizione a stampa da un’equipe di celebri studiosi di albanologia, dietro la cura, direzione e autorità scientifica di Lucia Nadin.

Çmimi i dytë

“Korrespondencë dhe dorëshkrime të Ali pashë Tepelenës”

Në katër vëllime, botuar ndërmjet viteve 2016-2022

Motivacioni:

Burime parësore arkivore e bukinistike për figurën komplekse Ali pashë Tepelenës e raportet e tij me kryeqendrën perandorake dhe me përfaqësues të shteteve të Perëndimit; për Pashallëkun e Janinës dhe format e organizimit parashtetëror të shqiptarëve; për pozitën e tyre në kuadër të supershtetit osman, të zotërimeve të Ali pashës dhe pashallëqeve të tjera, si dhe me fqinjët jugorë.

Koleksioni më i vëllimshëm e më i rëndësishëm i dokumenteve të botuara në shqip për figurën e Ali pashë Tepelenës, si protagonist i zhvillimeve historike shqiptare, ballkanike, perandorake e europiane përgjatë shek. XVIII e në vijim; me burime arkivore osmane, greke, franceze, britanike, italiane, amerikane dhe prej gjuhësh të tjera, të mbledhura me një vullnet të jashtëzakonshëm dhe të përgatitura me përgjegjësi shkencore për botim; që në pjesën më të madhe të tyre bëhen të njohura për herë të parë; të vlerësuara për ndikimin e drejtpërdrejtë në historiografinë shqiptare lidhur me personalitetin e Ali pashës, veçmas për identifikimin dhe përcaktimin etnik e fetar të vetes dhe të popullit shqiptar; për ndikimin që pati në dobësimin e perandorisë osmane e inkurajimin e kombëtarizmit në Ballkan; për lidhjet e tij me mbretëritë perëndimore dhe rolin që luajti për të bërë të njohur mes tyre ç’ishin e çfarë meritonin shqiptarët.

Çmimi i dytë

Për veprën Nikollë Filja dhe veprat e tij poetike

Motivacioni:

Botim kritik i dorëshkrimeve të shkrimtarit arbëresh të shek. XVIII Nikollë Filja / Nicolò Figlia: Kodiku i Kieutit (Codice Chieutino) dhe Vajtim’ i zonjësë Shën Mërī Virgjërë mbi malt Kalvarie

Pjesë e projektit Beta: Biblioteka elektronike e teksteve arbëreshe, që realizohet prej tri dekadash nga albanologët arbëreshë të Universitetit të Kalabrisë dhe të Universitetit të Palermos

Me 247 dokumente që bëhen të njohura për herë të parë në tërësinë e tyre.

Përzgjedhur, renditur, tejshkruar, pajisur me aparat kritik dhe me shenjime gjuhësore, historike e kulturore nga Matteo Mandalà

Kurorëzim i suksesshëm i një ndërmarrjeje shkencore shumëvjeçare në fushë të gjurmimeve filologjike mbi letërsinë arbëreshe të shek. XVII-XVIII; pjesë përbërëse e korpusit më të rëndësishëm të botimeve kritike-filologjike të kësaj letërsie katërshekullore; një model ekdotik për procesin e ndërlikuar të kalimit nga dorëshkrimi në botim, që synon e realizon ringjalljen me besnikëri të vullneteve autoriale të veprave të mbetura mënjanë në arkiva e biblioteka; shprehëse e formimit cilësor të shumanshëm dhe njohjes së thelluar gjuhësore, historike, kulturore dhe fetare të periudhës historike; përfaqësuese dinjitoze e shkollës së sotme të filologjisë dhe të gjenetikës së tekstit për burimet e hershme arbëreshe dhe shqiptare.