BASH anëtarëson në bibliotekë përmes Kartës digjitale të anëtarësimit.
Përdoruesit e bibliotekës pajisen me Kartat digjitale të anëtarësimit përmes të cilave shfrytëzojnë shërbimet online që ofron biblioteka. Huazimi i librave në biblioteke kryhet në programin COBISS3/Huazimi përmes barkodeve digjitale të librave.
Një nga risitë online është edhe BIBLIOTEKA IME përmes faqes së internetit. Ky shërbim në internet operon në COBISS+ dhe mundëson menaxhimin personal të materialeve bibliotekare. Përdoruesit përmes kartës digjitale mund të kryejnë veprime në lidhje me menaxhimin e materialeve të huazuara, të rezervuara, historinë e huazimeve, huazimin ndërbibliotekar, detyrimet dhe kufizimet në bibliotekë, njoftimet elektronike dhe shërbimet e tjera.
Përdoruesit tashmë përmes aplikacionit mCOBISS.AL (i cili shkarkohet në smartphone) mund të kërkojnë dhe gjejnë libra dhe materiale të tjera në katalogun e bibliotekës (bazën lokale dhe të përbashkët), të shtyjnë afatin e huazimit, të përgatitin listën e librave të preferuar, të bëjnë rezervimin e tyre online si edhe të gjejnë në hartë vendndodhjen e bibliotekës dhe udhëzimet për rrugën deri në bibliotekë.