90-vjetori i lindjes. Akademia e Shkencave organizon më 31 mars 2021, ora 11.00, konferencën jubilare kushtuar kompozitorit Pjetër Gaci

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, komisioni i përhershëm i artit dhe trashëgimisë kulturore, do të organizojnë më 31 mars 2021, ora 11.00, konferencën jubilare kushtuar kompozitorit Pjetër Gaci (Artist i Popullit), me rastin e 90-vjetorit të lindjes.

Aktiviteti do të mbahet në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave dhe do të moderohet nga prof. Stefan Çapaliku, anëtar i komisionit të artit dhe trashëgimisë kulturore pranë Akademisë së Shkencave.

Pjesëmarrja do të jetë e kufizuar dhe online.

Konferenca jubilare kushtuar kompozitorit Pjetër Gaci me rastin e 90-vjetorit të lindjes do të vijojë me kumtesat e përgatitura nga akademikë, studiues dhe personalitete njohura të muzikës, si:

  1. Akad. Vasil. S. Tole: “Kompozitorët shkodranë, pionierë të krijimit të gjinive të mëdha muzikore: simfonia – Zadeja; opera – Jakova; baleti – Daija dhe koncerti instrumental – Pjetër Gaci”;
  2. Z. Zija Vuka: “Kemi muzikën, që të mos vdesim – një jetëshkrim i Pjetër Gacit”;
  3. Akad. Eno Koço: “Pjetri, violinisti dhe kompozitori në mbresat e mia”;
  4. Prof. Lorenc Radovani: “Pjetër Gaci, violinisti dhe pedagogu”;
  5. Moment muzikor; 6. Dr. Mikaela Minga: “Pjetër Gaci dhe kënga shqiptare”.

Pjesëmarrësit do t’i përshëndesë znj. Tamara Kudrickaja-Gaci.

Jeta dhe krijimtaria e Pjetër Gacit

Pjetër Gaci u lind në fshatin Shtiraj të rrethit të Shkodrës më 27 mars të vitit 1931. Në Shkodër kreu arsimin fillor.

Studimet për violinë i nisi në liceun artistik “J. Misja”, në vitet 1948-1952, për t’i vazhduar në konservatorin e Moskës “P. I. Çajkovski”, në të cilin edhe u diplomua në pranverë të vitit 1967.

Në vitin 1967 ishte drejtor i cirkut të Tiranës, i Estradës dhe i Teatrit të Kukullave të qytetit.

Në vitin 1970 ai ishte kompozitor në krijimtari të lirë dhe pas vitit 1976 vendoset përfundimisht në Shkodër, ku krahas kompozimit u përkujdes për klasën e violinës në shkollën e mesme artistike “P. Jakova” të këtij qyteti.

Ka kompozuar të parin koncert për violinë në historinë e muzikës shqiptare, të parën baladë për violinë dhe piano, dhe ishte i pari anëtar i trios së parë instrumentale (pranë TOB, 1956).

Mjeshtri Pjetër Gaci i ka lënë kombit të vet një trashëgimi të madhe me rreth 500 krijime, 45 vepra muzikore, koncerte për violinë apo tabllo koreografike, romanca, disa opera, nga të cilat 7 janë vlerësuar me çmime; rreth 175 këngë, ndër to 45 fituan çmime.

Në vitin 1989 Pjetër Gacit iu akordua titulli “Artist i Popullit”. Ai është vlerësuar me çmimet: “Naim Frashëri” (klasi I), “Flamuri i kuq i punës” (klasi II), Çmimi i Republikës (klasi I) etj.

Akademia e Shkencave ju mirëpret. Së shpejti! 31 mars 2021, ora 11.00

www.akad.gov.al  

Join Zoom Meeting në linkun e mëposhtëm:

https://us02web.zoom.us/j/81781224174?pwd=NzExTmNSY2xsZnp3dE9MTzFiVWNxdz09

Meeting ID: 817 8122 4174

Passcode: 930084

Programi si mëposhtë: