• Shëtitorja Murat Toptani, Tiranë 1000, Albania
  • +355 4 2230305
In business since 1995

SSHSHA

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore Albanologjike

Kryetar i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike është akad. asoc. Gëzim Hoxha. Në përbërje të Seksionit janë anëtarët e Asamblesë, të cilët u përkasin fushave përkatëse. SSHSHA organizon dhe bashkërendon zbatimin e detyrave dhe aktiviteteve të vendosura nga Asambleja dhe Kryesia, ndjek zhvillimin e shkencës dhe të kërkimit shkencor në fushat përkatëse, me qëllim promovimin e tyre, nëpërmjet organizimit të konferencave, kongreseve e seminareve shkencore me karakter kombëtar e ndërkombëtar. Seksioni propozon ngritjen e njësive të kërkim-studimit apo të komisioneve të posaçme për shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme në fushat e tyre. Gjithashtu boton revista shkencore të specializuara, cakton kriteret themelore për botimet e ASH-së dhe ndarjen e kuotave të këtyre botimeve. SSHSHA bën propozime për botimin e veprave akademike në fushat përkatëse, apo për veprat e akademikëve më në zë.

 Detyrat e tij:

  1. Në bashkëpunim me akademikë të fushave shoqërore albanologjike dhe me sektorë a departamente të institucioneve, ku akademikët bëjnë pjesë, përcakton përparësitë e kërkimit shkencor të fushës;
  2. Organizon bashkërendimin e veprimtarive shkencore vjetore për fushat shoqërore albanologjike;
  3. Ndjek veprimtarinë shkencore botuese të anëtarëve të seksionit, akademikëve përkatës dhe të bashkëpunëtorëve të tyre;
  4. Studion perspektivat e zhvillimit të shkencave shoqërore albanologjike dhe bën propozime konkrete për çelje sektorësh në përputhje me detyrat shkencore perspektive;
  5. Propozon në seksion, ngre dhe ndjek funksionimin e grupeve ad-hoc apo të komisioneve me specialistë brenda dhe jashtë Akademisë, për probleme të rëndësishme në fushat përkatëse;
  6. Kontribuon në hartimin e programeve qeveritare për kërkim dhe zhvillim, si në Programet Kombëtare të Kërkimit e Zhvillimit, strategjitë e ndryshme, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit e institucione të tjera të vendit;
  7. Propozon ngritje grupesh për studime ndërdisiplinore të rëndësishme;
  8. Propozon dhe merr masa për organizimin e seminareve, simpoziumeve, konferencave apo kongreseve shkencore kombëtare ose ndërkombëtare;
  9. Planifikon botime të veçanta shkencore individuale apo ekipore të karakterit të veçantë apo të përgjithshëm;
  10. Organizon dhe drejton botime në revista shkencore në gjuhën shqipe ose në gjuhë të huaj;
  11. Organizon dhe drejton veprimtarinë administrative të Seksionit të Shkencave Shoqërore Albanologjike;
  12. Si epror i drejtpërdrejtë bën vlerësimin e punës për nëpunësit civilë në varësi të tij;
  13. Kryen veprimtari kërkimore shkencore vetjake.

Sekretar teknik i Seksionit të Shkencave Shoqërore Albanologjike

Detyrat e tij:

  1. Ndihmon në realizimin e veprimtarive të seksionit në përmbushje të detyrave të kryetarit të seksionit;
  2. Sugjeron dhe ndjek përparësitë e kërkimit shkencor në fushë të albanologjisë dhe masat për realizimin e tyre;
  3. Përgjigjet për realizimin e planit të punës së seksionit dhe i paraqet kryetarit të seksionit propozimet përkatëse;
  4. Ndjek ecurinë e realizimit të projekteve shkencore, nomenklatura të seksionit;
  5. Ndihmon për organizimin dhe bashkërendimin e veprimtarive shkencore brenda sistemit të Akademisë dhe institucionet e profilit jashtë saj;
  6. Organizon punën për shqyrtimin, miratimin dhe paraqitjen në Këshillin e Botimeve të Akademisë të veprave të fushës përkatëse;
  7. Mbikëqyr dhe kontrollon ecurinë dhe funksionimin e redaksisë së revistës “Studia Albanica”, në përputhje me rregulloren e kësaj reviste;
  8. Paraqet, sipas rastit, në seksion propozime për projekte dhe veprimtari shkencore, që i gjykon të rëndësishme për fusha të ndryshme të albanologjisë;
  9. Ndjek realizimin në kohë dhe me cilësi të detyrave që parashikon statusi i asistentit të seksionit, përfshirë dhe përgatitjen e raporteve për veprimtarinë vjetore të seksionit;
  10. Zëvendëson kryetarin e seksionit në realizimin e detyrave në mungesë të tij;
  11. Kryen veprimtari kërkimore shkencore vetjake.
Gezim Hoxha
Kryetar i SSHSHA

Akademik Gëzim Hoxha

Sekretar teknik SSHSHA

Albana Bogdani

Kontakt: albana.bogdani@akad.gov.al
               albanabogdani@outlook.com

Anëtarë të Seksionit të Shkencave Shoqërore Albanologjike

Akad. Adrian CIVICI

Akad. Adrian CIVICI

Fusha: Ekonomi

Akad. Albert DOJA

Akad. Albert DOJA

Fusha: Antropologji

Akad. Anastas ANGJELI

Akad. Anastas ANGJELI

Fusha: Ekonomi

Akad. Apollon BACE

Akad. Apollon BACE

Fusha: Arkeologji

Akad. Artan FUGA

Akad. Artan FUGA

Akad. Aurela ANASTASI

Akad. Aurela ANASTASI

Fusha: Drejtësi

Akad. Adem BUNGURI

Akad. Adem BUNGURI

Fusha:Arkeologji

Akad. Beqir META

Akad. Beqir META

Fusha: Histori

Akad. Emeritus Emin Riza

Akad. Emeritus Emin Riza

Fusha: Arkeologji

Akad. Emeritus Ethem Likaj

Akad. Emeritus Ethem Likaj

Fusha: Gjuhësi

Akad. Fatos KONGOLI

Akad. Fatos KONGOLI

Fusha: Letërsi

Akad. Emeritus Floresha DADO

Akad. Emeritus Floresha DADO

Fusha: Studime Letrare

Akad. Emeritus Gjovalin SHKURTAJ

Akad. Emeritus Gjovalin SHKURTAJ

Fusha: Gjuhësi

Akad. Emeritus Ismail Kadare

Akad. Emeritus Ismail Kadare

Fusha: Letërsi

Akad. Emeritus Jani Thomai

Akad. Emeritus Jani Thomai

Fusha: Gjuhësi

Akad. Kosta BARJABA

Akad. Kosta BARJABA

Fusha: Sociologji

Akad. Kristina JORGAQI

Akad. Kristina JORGAQI

Fusha: Gjuhësi

Akad. Emeritus Luan Omari

Akad. Emeritus Luan Omari

Fusha: Drejtësi

Akad. Marenglen VERLI

Akad. Marenglen VERLI

Fusha: Histori

Akad. Emeritus Mark Tirta

Akad. Emeritus Mark Tirta

Fusha: Trashëgimi Kulturore

Akad. Muzafer KORKUTI

Akad. Muzafer KORKUTI

Fusha: Arkeologji

Akad. Pëllumb XHUFI

Akad. Pëllumb XHUFI

Fusha: Histori

Akad. Shaban SINANI

Akad. Shaban SINANI

Fusha: Antropologji

Akad. Vasil S. TOLE

Akad. Vasil S. TOLE

Fusha: Muzikologji

Akad. Xhevahir SPAHIU

Akad. Xhevahir SPAHIU

Fusha: Letërsi

Akad. Asc. Stefan ÇAPALIKU

Akad. Asc. Stefan ÇAPALIKU

Fusha:Studime Letrare dhe Letërsi

Akad. Asc. Gëzim HOXHA

Akad. Asc. Gëzim HOXHA

Fusha:Arkeologji

Akad. Valter MEMISHA

Akad. Valter MEMISHA

Fusha:Gjuhësi