Promovohet “Banda Kombëtare Vatra” – një histori unike shqiptaro-amerikane i akad. Vasil S. Toles

Kjo veprimtari organizohet nga Akademia e Shkencave, seksioni i Shkencave Shoqërore e Albanologjike në bashkëpunim me Komisionin e Përhershëm të Artit dhe Trashëgimisë, si dhe me njësinë e muzikës “Academia Albanica”

Libri “Banda Kombëtare Vatra”- një histori unike shqiptaro-amerikane i akad. Vasil S. Toles, botim i Akademisë së Shkencave do të promovohet ditën e premte më 5 Nëntor 2021, ora 11.00 në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave.

Veprimtaria organizohet nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Seksioni i shkencave shoqërore e albanologjike, në bashkëpunim me Komisionin e përhershëm të artit dhe trashëgimisë, si dhe me njësinë e muzikës “Academia Albanica”.

Moderon aktivitetin: dr. Mikaela Minga

Kumtuesit:

▪ Prof. dr. Zana Shuteriqi, Universiteti i Arteve

▪ Prof. as. dr. Zaho Golemi, Instituti i studimit të historisë ushtarake të Shqipërisë

▪ Kapiten Altin Babameto, dirigjent, Orkestra frymore e forcave të armatosura

▪ Kristaq Balli, studiues, Shoqata e dardharëve

  • Përshëndetje nga familjarët e Thoma Nassit, themelues i bandës kombëtare “Vatra”, SHBA