Letër ngushëllimi
Kryesisë së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës
I nderuar akad. Mehmet Kraja, të dashur kolegë,
Mësuam me dhimbje për ndarjen nga jeta të akademikut Tahir Emra, personalitet i njohur në Kosovë si piktor e profesor; drejtues institucionesh të rëndësishme arsimore e kulturore; figurë e nderuar si krijues e qytetar; individualitet i shënjuar i historisë së arteve pamore shqiptare, me njohje brenda e jashtë vendit; i pranishëm me veprën e tij në shumë ekspozita, galeri e studio artesh.
Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë shpreh me këtë letër ngushëllimet e saj për këtë humbje jo vetëm për botën akademike-universitare në Kosovë, por edhe për artet tona; për të gjithë ata që u formuan prej tij; për miqtë dhe kolegët e shumtë; për familjen dhe të afërmit e tij.
Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
Tiranë, 7 tetor 2024