Inteligjenca Artificiale
Drejtues: akad. Arjan Durrësi, akad. Neki Frashëri
U themelua me vendimin nr. 17 datë 05.03.2021 dhe u rinovua në datë 20.06.2023.
Ka ardhur si propozim i nëngrupit të informatikës në përbërje të komisionit të përhershëm të matematikë-informatikës. Ka si objektiv të koordinojë:
- kërkimin shkencor në fushën e inteligjencës artificiale
- evidentimin e gjendjes aktuale të kërkimit në Shqipëri e rajon në nivel shkencor e logjistik dhe kapacitetet intelektuale
- zhvillimi i konferencës kombëtare dhe ndërkombëtare në këtë fushë
- aplikimi për projekte
- vendosja e bashkëpunimit me qendra homologe të kërkimit dhe riorganizimin e saj deri në konsolidimin e saj si një qendër reale e kërkimit shkencor