• Shëtitorja Murat Toptani, Tiranë 1000, Albania
  • +355 4 2230305
Loading Events

« All Events

Konferenca shkencore ndërkombëtare “Shqipëria në periudhën bizantine”

December 5 - December 6
Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka nderin t’ju ftojë të merrni pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare me temën “Shqipëria në periudhën bizantine”.
Veprimtaria do të mbahet në Tiranë në datat 5 – 6 dhjetor 2025.
Kjo konferencë organizohet në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe Shoqatën Shqiptare të Studimeve Bizantine.
Ceremonia e hapjes do të mbahet ditën e premte më 5 dhjetor 2025, ora 10.00, në Hotel Tirana International, salla “Classic”.
Më 6 dhjetor 2025, ora 09:00, konferenca do të mbahet në sallën “Aleks Buda” në Akademinë e Shkencave.
Në hapjen e konferencës do të përshëndesin:
Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (TBC);
Akad. Skënder Gjinushi, Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë;
Imzot Joani, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë;
Prof. dr. Artan Hoxha, Rektor i Universitetit të Tiranës;
Prof. dr. Antonio Riggio, President i International Association of Byzantine Studie (President i Shoqatës Ndërkombëtare të Studimeve Bizantine).
Pritet të marrin pjesë mbi 40 referues; akademikë, studiues dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe fetare.
Bashkëlidhur ftesa dhe programi online:

Details

  • Start: December 5
  • End: December 6
  • Event Category:

Venue