« All Events
Konferenca shkencore dhe ekspozita me temën “Karl von Gega dhe Semmeringu – Një hekurudhë për të ndryshuar historinë, dedikuar inxhinierit vizionar që la gjurmë në zhvillimin e Europës së shekullit XIX”
June 12 @ 8:00 am - 6:00 pm
Më 12 qershor 2025 do të mbahet konferenca shkencore dhe ekspozita me temën “Karl von Gega dhe Semmeringu – Një hekurudhë për të ndryshuar historinë, dedikuar inxhinierit vizionar që la gjurmë në zhvillimin e Europës së shekullit XIX”
Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Musei Civici di Venezia dhe Universitetin për Biznes dhe Teknologji, ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në konferencën shkencore dhe ekspozitën: Karl von Gega dhe Semmeringu – Një hekurudhë për të ndryshuar historinë, dedikuar inxhinierit vizionar që la gjurmë në zhvillimin e Europës së shekullit XIX.
Konferenca do të zhvillohet më 12 qershor 2025, në orën 09:30, në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave.
Hapja e ekspozitës do të mbahet po atë ditë, në orën 19:30, në ambientet e Pallatit të Kongreseve.
Bashkëngjitur ftesa dhe programi.