Prof.asoc.dr Olsi Lelaj, është drejtor i Institutit të Antropologjisë, studiues i antropologjisë së modernitetit. Ka qenë përgjegjës i Departamentit të Etnologjisë prej shtatorit 2017 deri në dhjetor të vitit 2023. Studimet e tij prekin tema si klasëformimi dhe roli i shtetit modern, dija etnografike në diktaturë, ideologjitë moderne, roli i intelektualit si dhe hapësirat urbane postkomuniste. Gjatë viteve, dr. Lelaj ka kryer kërkime në terren në Shqipëri, Kosovë, Greqi dhe Itali. Ai është autor i librit Nën shenjën e modernitetit: antropologjia e proletarizimit gjatë socializmit shtetëror në Shqipëri (2015) dhe bashkautor (me Nebi Bardhoshin) i monografisë Etnografi në diktaturë: dija, pushteti dhe holokausti ynë (2018). Ai është gjithashtu bashkëredaktor i numrit special Urbanities, ‘The Dreams and Nightmares of the City Development: Urban Planning, Ideologies and Social Movements in Contemporary Cities” (2017). Artikujt e tij janë botuar në revista të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Prof. asoc. dr. Lelaj ka qenë lektor në fushën e antropologjisë në shumë universitete publike dhe jopublike në Shqipëri. Ai është profesor i ftuar në Departamentin e Dizajnit dhe Teknologjive Arkitekturore, Territoriale, Mjedisore (PDTA)-Universiteti La Sapienza, Romë. Aktualisht është lektor i antropologjisë urbane në Departamentin e Urbanizmit, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, Universiteti Politeknik i Tiranës.
Drejtuesit ndër vite
1961 – 1979: Prof. Zihni Sako
1979 – 1988: Akademik Alfred Uçi
1988 – 1993: Prof. dr. Ali Xhiku
1993 – 1995: Prof. Beniamin Kruta
1995 – 1999: Prof. dr. Agron Xhagolli
1999 – 2007: Prof. dr. Afërdita Onuzi
2008 – 2017: Prof. dr. Miaser Dibra
2017 e në vazhdim: Prof. asoc. dr. Nebi Bardhoshi