Përgjegjës departamenti: Prof. asoc. dr. Edmond Malaj
Departamenti zhvillon studime mbi këto tematika:
- Trojet shqiptare dhe shtrirja etnike e shqiptarëve në Mesjetë
- Dyndjet barbare; marrëdhëniet e ilirëve dhe të shqiptarëve me ta
- Shqiptarët dhe sllavët
- Shqipëria dhe bota perëndimore
- Shqipëria në kuadrin e Perandorisë Bizantine
- Proceset ekonomike dhe politike ndër shqiptarët në Mesjetë
- Principatat shqiptare
- Zhvillimi i qyteteve, i qytetërimit dhe i kulturës shqiptare në Mesjetë
- Problemi fetar dhe diversiteti fetar i shqiptarëve
- Tipare sociale, ekonomike, demografike të viseve shqiptare gjatë sundimit osman
- Integrimi i shqiptarëve në Perandorinë Osmane dhe roli i tyre
- Shqiptarët dhe Perëndimi gjatë sundimit osman
- Zhvillimi i qyteteve dhe i kulturës shqiptare
- Pashallëqet shqiptare
- Problemet ekonomiko-shoqërore, politike dhe ushtarake në periudhën e Rilindjes (shek. XIX – deri më 1912)
- Probleme të fillimit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare
- Formimi i kombit shqiptar
- Shqiptarët dhe lëvizja e Turqve të Rinj
- Lëvizja politike e kulturore në Shqipëri në periudhën e regjimit xhonturk (1908-1910)
- Kryengritjet shqiptare të viteve 1910-1912
- Popullsia e trojeve shqiptare gjatë Rilindjes
- Marrëdhëniet e shqiptarëve me popujt e Ballkanit
- Tiparet e përbashkëta dhe dallimet e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare me lëvizjet kombëtare të vendeve ballkanike
- Çështja shqiptare në politikën e Fuqive të Mëdha dhe të shteteve ballkanike
- Bashkautorësi në përgatitjen e botimeve universitare akademike: “Historia e Popullit shqiptar” (1959, 1965,1984, 2002)
- Organizim i disa veprimtarive shkencore kushtuar problemeve më të rëndësishme të periudhës
- Botim monografish, vëllimesh dokumentare e përmbledhjesh me studime dhe shumë artikujve shkencorë në organe të specializuara brenda dhe jashtë vendit për këto tematika:
- Formimi i popullit shqiptar
- Dyndjet e sllavëve dhe marrëdhëniet e shqiptarëve me sllavët
- Aspekte të statusit politik, ekonomik, shoqëror të Shqipërisë në kuadrin e Perandorisë Bizantine
- Shqiptarët përballë pushtimit bullgar dhe serb në shekujt e Mesjetës
- Vendosja e feudalizmit në Shqipëri dhe formimi i shteteve (principatave) feudale shqiptare
- Despotati i Beratit gjatë shek. XIII-XIV
- Lufta e Principatës së Balshajve dhe e sundimtarëve të tjerë shqiptarë kundër Venedikut në 20 vjetët e parë të shek. XV
- Aspekte të jetës ekonomike dhe shoqërore të fshatit shqiptar në shek. XV
- Fshati shqiptar në sanxhakun e Shkodrës në shek. XV-XVI
- Çështje të gjendjes së qyteteve të bregdetit nën sundimin venedikas në dritën e akteve të ankesave (1392-1472)
- Lufta e madhe antiosmane e shqiptarëve të shek. XV nën udhëheqjen e Skënderbeut
- Epoka e Skënderbeut dhe figura e tij
- Qyteti i Beratit gjatë shek. XVI-XVIII
- Shqipëria e Jugut gjatë sundimit osman (krahinat e sanxhakut të Vlorës gjatë shek. XV-XVII, mbështetur kryesisht në burimet osmane të kohës)
- Ndryshimet në strukturën fetare të popullit shqiptar gjatë sundimit osman dhe përhapja e islamizmit në viset shqiptare
- Kryengritjet e viteve ’30 të shek. XIX
- Lidhja Shqiptare e Prizrenit
- Lidhja e Pejës
- Çështja shqiptare në Konferencën e Londrës
- Pavarësia e Shqipërisë
- Qeveria e Vlorës
Përgjegjës departamenti: Prof. asoc. dr. Ledia Dushku
Departamenti zhvillon studime në këto drejtime:
- Zhvillimet ekonomiko-shoqërore – Hapat e parë të kapitalizmit shqiptar – Rritja e borgjezisë shqiptare – Depërtimi i kapitalit të huaj dhe ndikimi i tij – Gjendja dhe problemet e fshatit – Pasojat e prapambetjes së trashëguar
- Zhvillimet e brendshme politike
- Organizimi i administratës shtetërore; Institucionet politike e jopolitike
- Shqipëria në marrëdhëniet ndërkombëtare – Pozita ndërkombëtare e Shqipërisë – Marrëdhëniet shqiptaro-italiane – Marrëdhëniet shqiptaro-ballkanike – Qëndrimi i Fuqive të Mëdha ndaj shtetit shqiptar – Bashkëpunimi ballkanik në rrafsh humanitar
- Lëvizjet shoqërore në qytet dhe në fshat
- Zhvillimi i mendimit politik-shoqëror
- Minoritetet në Shqipëri
- Zhvillimi kulturor i vendit, në radhë të parë i arsimit
- Problemet fetare – Lufta për mëvetësimin e institucioneve fetare – Marrëdhëniet e tyre me shtetin – Ndikimi i qendrave të huaja mbi klerin shqiptar
- Bashkautorësi në përgatitjen e botimeve universitare dhe akademike: Historia e Popullit Shqiptar (1965, 1984, 2007)
- Bashkautorësi në përgatitjen e botimeve akademike: Historia e shqiptarëve gjatë shek. XX (në proces botimi)
- Bashkautorësi në përgatitjen e botimeve dokumentare: Shqipëria në dokumentet austro-hungareze, 1912
- Pjesëmarrje në dhjetëra veprimtari shkencore brenda dhe jashtë vendit (konferenca albanologjike, kongrese ballkanike, turkologjike etj.)
- Organizimi i disa veprimtarive shkencore kushtuar problemeve më të rëndësishme të periudhës
- Botim monografish, vëllimesh dokumentare e përmbledhjesh me studime dhe i shumë artikujve shkencorë në organe të specializuara brenda dhe jashtë vendit për këto tematika:
- Pavarësia e Shqipërisë
- Mbrojtja e pavarësisë
- Konsolidimi i shtetit shqiptar
- Raportet e Shqipërisë me fqinjët
- Shqipëria në vitet e Luftës së Parë Botërore
- Situata politike në Shqipëri
- Situata ekonomike në Shqipëri
- Zhvillimet social-ekonomike në Shqipëri
- Problemi agrar midis dy Luftërave Botërore
- Personalitete politike të periudhës
- Faktori ndërkombëtar dhe çështja shqiptare
- Pozita e femrës në Shqipëri midis dy Luftërave Botërore
- Republika shqiptare 1925-1928
- Monarkia shqiptare 1928-1939
- Politika e jashtme e Shqipërisë në etapa të ndryshme gjatë viteve 1912-1939
- Zhvillimet politike në Shqipëri në vitet 1913-1914
- Rebelimi në Shqipërinë e Mesme më 1914
- Rebelimi “vorioepirot” më 1914
- Fetë dhe institucionet fetare në Shqipëri
- Krijimi dhe konsolidimi i Kishës Autoqefale Shqiptare
- Rrymat e mendimit politik dhe shoqëror në vitet 1920-1930
- Politika tatimore e shtetit shqiptar
- Kongresi i Lushnjës dhe Lufta e Vlorës
Përgjegjës departamenti: Prof. asoc. dr. Sonila Boçi
Pas ndryshimeve demokratike, ky departament ka rikonsideruar dhe rivlerësuar veprimtarinë e tij shkencore. Arsyet kanë qenë:
1 – Për shkak të deklasifikimit të dokumenteve të shumta arkivore për periudhën e Pasluftës II Botërore
2 – Për shkak të çlirimit të historiografisë nga presionet politike të shtetit komunist gjatë periudhës së Pasluftës II Botërore
Studimet e kohëve të fundit janë bërë mbi këtë tematikë:
- Qëndresa e popullit shqiptar ndaj pushtuesve nazifashistë
- Marrëdhëniet e Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar me Lëvizjen Antifashiste të popujve fqinjë
- Marrëdhëniet me Aleatët e Mëdhenj të Koalicionit Antifashist
- Marrëdhëniet ndërmjet forcave politike shqiptare në disa nga ngjarjet kulmore të LANÇL
- Qëndresa antikomuniste dhe lufta politike në vitet 1944-1948
- Institucionalizimi i sistemit politik njëpartiak
- Kufizimi dhe likuidimi i pronës në fshat me anë të Reformës Agrare
- Zhvillimi i arsimit dhe dritëhijet e tij
- Ideologjizimi i jetës së vendit
- Figurat kryesore të LANÇL
- Qëndrimi i shtetit komunist ndaj fesë
- Bashkautorësi në përgatitjen e botimeve universitare akademike: Historia e Popullit Shqiptar (1984, 2009)
- Bashkautorësi në përgatitjen e botimeve universitare akademike: Historia e shqiptarëve gjatë shek. XX (në proces botimi)
- Bashkautorësi në përgatitjen e botimeve dokumentare: Shqipëria në dokumentet austro-hungareze 1912
- Pjesëmarrje në shumë veprimtari shkencore brenda e jashtë vendit
- Organizimi i disa veprimtarive shkencore kushtuar problemeve më të rëndësishme të periudhës
- Botim monografish, vëllimesh dokumentare e përmbledhjesh me studime dhe shumë artikujsh shkencorë në revista të specializuara brenda e jashtë vendit me këtë tematikë:
- Prona në fshat (1956-1970)
- Lufta politike në Shqipëri (1944-1948)
- UNRRA në Shqipëri (1945-1947)
- LANÇL në Shqipëri
- Qëndrimi i shtetit shqiptar për Kosovën
- Marrëdhëniet ndërkombëtare të shtetit shqiptar në vitet e regjimit komunist
- Lufta politike në gjirin e PKSH (PPSH)