Angjelin Preljocaj u pranua si anëtar i Akademisë së Arteve të Bukura të Francës
Angjelin Preljocaj, koreografi dhe artisti francez me origjinë shqiptare, një emër i madh në historinë botërore të baletit modern, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, u pranua zyrtarisht si anëtar i Akademisë së Arteve të Bukura të Francës.

Ky është gjithashtu një moment i madh krenarie edhe për Shqipërinë dhe për kulturën shqiptare.
Ndiqeni drejtpërdrejt në linkun e mëposhtëm ceremoninë speciale, që u zhvillua në Institutin e Francës (Institut de France).
Në përfundim të seancës, Angjelin Preljocajt iu dorëzua Shpata e Akademikut e krijuar posaçërisht për të nga Constance Guisset, artistja franceze e dizajnit me famë ndërkombëtare.
Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, i përcjell urime të përzemërta koreografit me famë botërore Angjelin Preljocaj.