Akademikë e studiues të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë morën pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare: “100 vjet nga Republika Parlamentare Shqiptare (1925-2025)”
Në datat 12 – 13 mars 2025 në Universitetin e Elbasanit u zhvillua konferenca shkencore ndërkombëtare me temë “100 vjet nga Republika Parlamentare Shqiptare (1925-2025)”.
Në këtë veprimtari shkencore nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë morën pjesë: akad. emeritus Gjovalin Shkurtaj, akad. Beqir Meta; akad. Marenglen Verli dhe prof.dr. Ledia Dushku.
Akad. emeritus Shkurtaj, në fjalën e tij përshëndetëse për hapjen e konferencës, vuri në dukje etapat kryesore të udhëtimit 100-vjeçar të Republikës Parlamentare.
Akad. Beqir Meta mbajti një kumtesë për tiparet e regjimit republikan nga vitet 1925-1928 në raportet e diplomatëve britanikë.

Akad. Marenglen Verli mbajti një kumtesë për irredentizmin dhe shtetin shqiptar në vitet 1925-1928.

Prof.dr. Ledia Dushku bëri një analizë historike mbi përzgjedhjen e kryeqytetit gjatë viteve 1912-1925.

Në konferencë morën pjesë edhe përfaqësues të instituteve, pjesë e ASHSH-së, si dr. Jorina Verli, dr. Rovena Vata dhe dr. Erarba Çiraku
Dr. Jorina Verli bëri një pasqyrim të politikave të shtetit shqiptar ndaj kërkesave të fuqive të mëdha për koncesionin në sektorin e naftës.

Dr. Rovena Vata bëri një paraqitje të trazimeve të qershorit të vitit 1924 në penën publicistike të Gjergj Fishtës.

Dr. Erarba Çiraku përshkroi rolin e Ahmet Zogut sipas dokumenteve diplomatike italiane.

Gjatë zhvillimit të kësaj konference, historianë, akademikë dhe studiues paraqitën hulumtimet shkencore mbi bazën e qasjeve të reja për rrugën drejt konsolidimit të regjimit republikan, organizmit të institucioneve, marrëdhënieve ndërkombëtare e më gjerë.
Punimet shkencore u përqendruan në zhvillimet historike, politike dhe sociale të kësaj faze të rëndësishme të historisë së shtetit shqiptar.