Kryetari i Akademisë së Shkencave Muzafer Korkuti nderohet nga Presidenti i Republikës me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”
Kryetari i Akademisë së Shkencave Muzafer Korkuti nderohet nga Presidenti i Republikës me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” me motivacion:
“Për drejtimin profesional dhe vizionar të Institutit të Arkeologjisë e të Akademisë së Shkencave; në vlerësim të kontributit të vyer shumëvjeçar për përparimin e shkencës së arkeologjisë dhe qasjen e saj te publiku i gjerë, si dhe për angazhimin e përhershëm në ndërtimin e urave të komunikimit dhe bashkëpunimit me studiuesit ndërkombëtarë në fushën e kërkimeve dhe studimeve arkeologjike”
Nr. Dekreti 9365
Tiranë, më 17.12.2015