Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit midis Akademisë së Shkencave dhe Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës
Kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi dhe Kryesia e saj kanë shkuar sot në Vlorë në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta midis dy institucioneve.
Është përuruar libri “Njerëz me dritë” i Lefter Çipës (post mortem) në mjediset e Universitetit të Vlorës dhe online.
Fjala e hapjes u mbajt nga prof.dr. Roland Zizi, Rektor dhe fjala e përshëndetjes nga akad. Skënder Gjinushi, Kryetar i Akademisë së Shkencave
Paraqitja e botimit u bë nga prof. dr. Bardhosh Gaçe dhe prof. dr. Shaban Sinani.
Pas veprimtarisë, akad. Skënder Gjinushi, Kryetar i Akademisë së Shkencave ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit midis Akademisë së Shkencave dhe Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës me rektorin e këtij universiteti prof.dr. Roland Zizi.
Kjo marrëveshje lidhet në kuadrin e projekteve reformuese të Akademisë së Shkencave për një bashkëpunim sa më të gjerë midis institucioneve të arsimit dhe të shkencës në Shqipëri.