Panairi V mbarëkombëtar i librit akademik dhe shkencor: Pasqyrimi në mediat shqiptare
Panairi V mbarëkombëtar i librit akademik dhe shkencor zuri një vend të rëndësishëm në mediat shqiptare dhe të rajonit, duke u pasqyruar gjerësisht në televizione, portale dhe gazeta. Raportimet theksuan rolin e këtij panairi si një pasqyrë e arritjeve më cilësore në fushën e kërkimit dhe universiteteve, si dhe përmasat e tij, ku u theksua fakti që panairi mblodhi rreth 40 institucione dhe organizoi mbi 100 promovime librash në tri ditë.
Gjithashtu, në qendër të lajmeve ishte figura e akademikëve dhe studiuesve shqiptarë. Mediat nënvizuan ndër të tjera bashkëpunimin mes Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, si dhe pjesëmarrjen e institucioneve nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Kryesisht mediat televizive e paraqitën Panairin V mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor si një ngjarje me intensitet të lartë akademik, ku stendat dhe seancat promovuese krijuan një atmosferë të gjallë. Zhvillimin e kësaj ngjarjeje në prag të Ditës Botërore të Librit dhe të së Drejtës së Autorit (23 prill), mediat e interpretuan si një simbolikë të fortë për vlerësimin e librit dhe autorit shqiptar.
Gjatë zhvillimit të panairit u vlerësua edhe inovacioni me inaugurimin e shtypshkronjës digjitale “Akademia”, si një hap për modernizimin e botimeve akademike. Mediat përmendën mbështetjen e TIKA-s për këtë projekt, duke e parë si një investim në infrastrukturën e kërkimit shkencor.
Panairi ishte një mundësi e veçantë, jo vetëm për ekspozimin e botimeve të reja, por edhe për prezantimin e punës dhe arritjeve në tri veprat madhore të Akademisë së Shkencave: “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, “Enciklopedia Shqiptare” dhe “Historia e shqiptarëve”.
Në linqet e mëposhtme paraqitet mënyra se si mediat e kanë reflektuar ngjarjen, temat që kanë veçuar dhe personalitetet akademike që kanë marrë vëmendjen e tyre.
Lajmi në RTSH: https://www.facebook.com/RTShqiptar/videos/1612085424250533
Lajmi në TV Ora News: https://www.youtube.com/watch?si=KvCyfvkqUMGUk2rk…
Lajmi ne ATSH: https://ata.gov.al/…/celet-panairi-i-librit…/…
Lajmi në Ora News për panairin: https://www.oranews.tv/…/elet-panairi-i-librit-akademik…
Lajmi në Fax News: https://faxweb.al/celet-panairi-i-librit-akademik-ne…/
Lajmi në MCN: https://www.mcntv.al/…/3949b724-63e3-4f9c-b2ac…
Lajmi për çmimin e Panairit V: https://www.mcntv.al/…/c5db0bc0-112e-4896-a9ba…
Lajmi në KultPlus: https://www.kultplus.com/…/hapet-ne-tirane-panairi-i-5…/
Lajmi ne Anadolu: https://www.aa.com.tr/…/shqip%C3%ABri-hapet…/147968
Lajmi në gazetën Tema: https://www.gazetatema.net/…/ngre-siparin-panairi-i…
Lajmi në Portalb: https://portalb.mk/panairi-mbarekombetar-i-librit…/
