« All Events
Do të mbahet konferenca me temën: “Markuesit imunologjikë dhe gjenetikë në sëmundjet autoimune”
November 6 @ 9:30 am - 1:30 pm
Veprimtaria do të mbahet nga Qendra e Kërkimeve në Bioteknologji dhe Gjenetikë (QKBGJ) e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) dhe në bashkëpunim me Shërbimet Universitare të QSUNT-UMT-së.
Konferenca mbahet në kuadër të projekteve për implementimin e ekzaminimeve të reja diagnostikuese në sëmundjet autoimune, si dhe studimin e markuesve gjenetikë në këto sëmundje, me qëllim avancimin drejt një mjekësie të personalizuar në këtë fushë.
Data, ora dhe vendi i mbajtjes së veprimtarisë:
E enjte, 6 nëntor 2025, ora 9:30 – 13:30, salla “Aleks Buda”, Akademia e Shkencave e Shqipërisë.