U mbajt mbledhja e Komisionit të Matematikë-Informatikës
Mbledhja e mbajtur në datën 29 tetor 2025 u drejtua nga akad. Fatmir Hoxha, kryetar i Komisionit të matematikë-informatikës.
Sipas rendit të ditës u paraqitën raportet mbi Konferencën e 3-të Kombëtare të Matematikës dhe Konferencën e 11-të Ballkanike të Informatikës.

Në fund të takimit, u bënë diskutime dhe u lanë detyra për të ardhmen, si organizimi i disa konferencave nga ASHSH-ja për shkencat fondamentale dhe zgjerimi i bashkëpunimit me njësitë në projektet kërkimore shkencore. Gjithashtu u bënë propozime për shtimin e anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të rinj të Komisionit të matematikë-informatikës.
Mbledhja u mbyll nga kryetari i komisionit. prof. dr. Hoxha.
