« All Events
Do të mbahet takimi XX Vjetor Ndërkombëtar me temën: “Kontributi i diasporës shkencore për integrimin në hapësirën europiane të kërkimit shkencor dhe arsimit të lartë në trojet shqiptare”
September 26 @ 8:00 am - September 27 @ 8:00 pm

Veprimtaria do të mbahet në datat 26 – 27 shtator 2025. Dita e parë e takimit do të nis në orën 9.00 në sallën “Aleks Buda” në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe dita e dytë do të vijojë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në Universitetin e Tiranës.
Takimi organizohet nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Institutin Alb-Shkenca dhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.
Në këtë tubim shkencor do të marrin pjesë anëtarët e Institutit Alb-Shkenca (Tiranë – Prishtinë – Shkup), studiues të gjitha disiplinave nga rajoni e diaspora, Kosova, Maqedonia e Veriut, Europa, SHBA e Kanada, që janë pjesë e strukturave akademike shqiptare, kërkuesit e pavarur, si dhe shkencëtarët e huaj të lidhur ose jo me çështjet shqiptare.
Rreth 80 pjesëmarrës do të kumtojnë arritjet e tyre më të reja në fushat specifike të hulumtimit e të ekspertizës: filologji, histori dhe kulturë, drejtësi, ekonomi, bujqësi dhe agrobiznes, shkencat e natyrës dhe mjedisi, mjekësi, inxhinieri, teknologji e informacionit dhe komunikimit, shkenca shoqërore dhe politike.