• Shëtitorja Murat Toptani, Tiranë 1000, Albania
  • +355 4 2230305
In business since 1995

NJKSAAA

Njësia Kërkimore dhe Studimore për Arbëreshët, Arvanitët dhe Arbëneshët (NJKS-AAA)

 

Njësia Kërkimore dhe Studimore për Arbëreshët, Arvanitët dhe Arbëneshët (NJKS-AAA) ka si qëllim përqendrimin e dijes dhe rritjen e cilësisë e të profesionalizmit në këtë fushë veprimi të albanologjisë, si dhe forcimin e perspektivës së tyre, nëpërmjet ndërmarrjes dhe realizimit të projekteve dhe studimeve të veçanta. Kjo njësi ka për detyrë të krijojë ndërveprim të suksesshëm shkencor brenda bashkësisë së studiuesve të botës arbëreshe-arvanite-arbëneshe për të mundësuar thellimin e kërkimeve dhe studimeve për trashëgimitë materiale e shpirtërore, historike e kulturore, gjuhësore e letrare, të tri bashkësive objekt kërkimi për të. Njësia Kërkimore dhe Studimore për Arbëreshët, Arvanitët dhe Arbëneshët ka në përbërje të saj 11 anëtarë me drejtues prof. Francesco Altimari. Anëtarët e NJKS-AAA janë: Matteo Mandalà, Leonardo Maria Savoia, Titos Jochalas, Elton Prifti, Lucia Nadin, Shaban Sinani, Giuseppina Turano, Monica Genesin, Gëzim Gurga, Vincenzo Belmonte.

VKA nr. 10, datë 23.1.2024 Për zgjatjen e afatit të funksionimit të Njësisë së Kërkim-Studimit për Arbëreshët, Arvanitët dhe Arbëneshët

Vendim nr. 69, datë 13.12.2021 Për krijimin e njësisë kërkimore-studimore për arbëreshët, arvanitët dhe arbëneshët