• Shëtitorja Murat Toptani, Tiranë 1000, Albania
  • +355 4 2230305
Resolving Issues

Drejtori

Prof. Dr. Hamit Kaba

DREJTOR I INSTITUTIT TË HISTORISË

Prof. Dr. HAMIT KABA është kërkues shkencor në Departamentin e Historisë Bashkëkohore dhe drejtor i Institutit të Historisë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Studimet e tij janë fokusuar në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, Luftën e Ftohtë dhe historinë bashkëkohore të Kosovës. Ka botuar disa monografi, përmbledhje me studime, botime editoriale, dhjetëra artikuj studimorë brenda dhe jashtë vendit, disa vëllime me dokumente nga arkivat angleze, ruse etj. Është bashkëhartues i disa botimeve të rëndësishme kolektive të botuara ose në proces hartimi, si Historia e Shqiptarëve gjatë shekullit XX, Historia e Shqiptarëve, Enciklopedia Shqiptare dhe Historia e Kosovës.

Është kryeredaktor i bordit editorial të revistës Studime Historike dhe anëtar i bordeve të disa revistave të tjera shkencore. Ka kryer disa kualifikime jashtë vendit dhe ka hulumtuar në arkivat amerikane, britanike, ruse, italiane dhe serbe. Është angazhuar në mësimdhënie në disa universitete të Shqipërisë, si dhe në Universitetin e Tiranës, ku dhe mbrojti temën e tij doktorale: UNRRA në Shqipëri, 1944-1947. Aktualisht po përgatit monografinë: Shqipëria në orbitën e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, 1945-1961.

 Drejtuesit ndër vite:

 

  • 1972 – 1990: Prof. dr. Stefanaq Pollo
  • 1990 – 1991: Prof. dr. Selami Pulaha
  • 1991 – 1992: Akademik Kristaq Prifti
  • 1993 – 1997: Prof. asoc. dr. Kasem Biçoku
  • 1997 – 2005: Prof. dr. Ana Lalaj
  • 2005 – 2007: Akademik Marenglen Verli
  • 2008 – 2021: Akademik Beqir Meta
  • 2021 – 2023: Prof. dr. Afrim Krasniqi
  • 2024 e në vazhdim Prof. dr. Hamit Kaba