Zhvillohen zgjedhjet për tre anëtarët e Kryesisë së Akademisë së Shkencave

Sot, më 10 dhjetor 2024, u mblodh Asambleja e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe zhvilloi zgjedhjet për tre anëtarët e Kryesisë: të sekretarit shkencor, kryetarit të Seksionit të Shkencave Natyrore Teknike dhe të kryetarit të Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike.
Akad. Anila Hoda u zgjodh sekretare shkencore e Akademisë së Shkencave.
Akad. Neki Frashëri u rizgjodh kryetar i Seksionit të Shkencave Natyrore dhe Teknike.
Akad. asoc. Gëzim Hoxha u rizgjodh kryetar i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike.
Votuan 48 anëtarë të Asamblesë, nga 53 anëtarë gjithsej.
Dy prej votave të dërguara me postë nuk mbërritën dhe tre anëtarë nuk morën pjesë në votim.
Akad. Anila Hoda, e cila kandidoi për pozicionin e sekretarit shkencor, mori 47 vota pro dhe 1 votë kundër.
Akad. Neki Frashëri, i cili kandidoi për pozicionin e kryetarit të SSHNT, mori 43 vota pro, 3 vota kundër dhe 2 abstenim.
Për pozicionin e kryetarit të SSHSHA, garuan dy kandidatë:
Akad. asoc. Gëzim Hoxha mori 38 vota pro, akad. Albert Doja mori 8 vota dhe 2 vota ishin të pavlefshme.