Vijon shkolla ndërkombëtare e trajnimit me temën "Nxitja e biosipërmarrjes në bioteknologji”
Sot, më 9 shtator 2025, vijoi dita e dytë e shkollës ndërkombëtare të trajnimit për nxitjen e biosipërmarrjes në bioteknologji.
Kjo veprimtari zhvillohet me mbështetjen e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë nën drejtimin e prof. dr. Robert Marks (Universiteti “Ben Gurion i Negevit”, Izrael) dhe prof. dr. Ariola Bacu, drejtuese e projektit “BioSensToxicWater 2025-2027”.

Veprimtaria u çel me prezantimin e punimit “Gjurmët: Një mjet i ri rrjetëzimi” nga Fred Narcross-i.
Gal Carmeli paraqiti punimin me temën “Zbatimet dhe potenciali i komercializimit të një biosensori me fibër optike të shpërndarë për monitorimin e toksicitetit në ujë dhe sedimente (SUNDANSE)”.
Më tej, vijuan trajnimet e studentëve për detajimin e gjashtë projekteve mbi produktet e bioteknologjisë me aplikime në mjekësi.

Profesorët që drejtojnë shkollën: Yael Mali (online) Izrael, Mark Nuijten (Holandë), Robert Marks (Izrael), Adam Mechler (Australi), i orientuan studentët në aspekte të specifikave teknike, atyre të tregut e marketingut e më gjerë.
Shkolla ndërkombëtare e trajnimit nisi më 8 shtator 2025 dhe do të mbyllet më 10 shtator 2025.