U mbajt mbledhja e Komisionit të mjekësisë
Mbledhjen e mbajtur në datën 29 tetor 2025 e drejtoi akad. Genc Sulçebe, kryetar i Komisionit të mjekësisë.
Sipas rendit të ditës u diskutuan aspektet rregullatore dhe aplikative lidhur me sigurinë e barnave në Shqipëri.
Referuan për këtë temë prof. dr. Suela Këlliçi dhe znj. Blerina Kaza (farmaciste).
U diskutua për hartimin e legjislacionit për garantimin e cilësisë, sigurisë dhe efektivitetit të barnave; komponentin aplikativ dhe menaxhimin e cilësisë së barnave.
Pas diskutimeve, u lanë detyra për reflektim dhe propozime konkrete dhe se si mund të funksionojë më mirë kjo fushë.