U mbajt mbledhja e Komisionit të fizikë-kimisë
Mbledhjen e mbajtur në datën 13 tetor 2025 e drejtoi akad. Floran Vila, kryetar i komisionit të fizikë-kimisë.
Sipas rendit të ditës u diskutuan: zgjerimi i komisionit me bashkëpunëtorë të jashtëm nga diaspora shkencore shqiptare dhe problematika të programit të studimit të doktoraturës.
Komisioni diskutoi gjerësisht dhe me vëmendje çështjet e mësipërme.
Akad. Vila bëri mbylljen e diskutimeve të anëtarëve të komisionit, duke i ftuar në mbledhjet e radhës, tematikat e të cilave u diskutuan paraprakisht.