U mbajt ligjërata me temën “Fëmijët e pashoqëruar” me autore prof. dr. Arta Mandro

Veprimtaria u mbajt në datën 22 dhjetor 2025 nga Komisioni i përhershëm i ekonomisë, çështjeve sociale dhe juridike.
Qëllimi i prezantimit ishte sjellja në vëmendje e dy profileve të fëmijëve të pashoqëruar: të fëmijëve shqiptarë që lëvizin jashtë shtetit të pashoqëruar dhe fëmijëve të huaj të ndarë nga prindërit që hyjnë në Shqipëri për të qëndruar në vend, ose kryesisht për të kaluar tranzit në një vend të BE-së.

Prof. dr. Madrovuri në dukje se shqetësimi kryesor është se fëmijët e pashoqëruar kanë më pak aftësi për të identifikuar shenjat paralajmëruese të rrezikut dhe për të kërkuar ndihmë. Dallim i rëndësishëm është se ndryshe nga fëmijët e shoqëruar (ata me të paktën një prind ose kujdestar), fëmijët e pashoqëruar përballen me vulnerabilitet dukshëm më të lartë të trafikimit, abuzimit, shfrytëzimit etj.Trafikimi për punë dhe trafikimi seksual janë përfshirje të zakonshme. Fëmijët e pashoqëruar rrezikojnë dhunë fizike, abuzim seksual dhe trauma psikologjike. Në kampet e pritjes dhe në sistemet e pritjes, ata mund të përballen edhe me kushte johumane. Sistemet e azileve në shumë vende janë komplekse dhe të ngadalshme, duke i lënë fëmijët në gjendje të paqëndrueshme.Ka mangësitëfondeve për shërbime socio-juridike dhe diskriminim institucional kundër fëmijëve migrues.


Prof.dr. Mandro u ndalnë nevojën që çdo i mitur të trajtohet dhe vlerësohet shpejt e pa vonesa të tilla që cenojnë interesat e të miturit, mbi bazën e një vlerësimi gjithëpërfshirës të nevojave fizike, emocionale, edukative -arsimore dhe shëndetësore, ekonomike, kulturore e më gjerë të fëmijës dhe të vlerësimit të  pasojave që do të shkaktojë çdo ndryshim i ri në jetën e fëmijës.
Fëmijët të shihen si agjentët e ndryshimit pozitiv dhe rekomandohet që studiuesit që kryejnë kërkime të situatës të të miturve të pashoqëruar ta shohin atë me lentet e duhura dhe pa e zvogëluar; që legjislacioni penal të përfshijë “kontrabandën e njerëzve” si njëvepër penale që ndodh specifikishtnë kontekstin e migrimit dhe lëvizjevemigratore; që të ketë një rishikim  bashkëkohor dhe gjithëpërfshirës të treguesve dhe teknikave lidhur me të miturit e pashoqëruar, duke garantuar që në një shtet të huaj këta fëmijë të mos jenë në një mjedis juridik  të huaj dhe në asnjë rast siguria nuk duhet të vihet në rrezik dhe fëmijët nuk duhet të jenë në asnjë rast të disavantazhuar për shkak të statusit të tyre.
Përgjegjësia e përbashkët kërkon koordinim dhe menaxhim, si dhe nevojën e një ekspertize dhe solidariteti në përdorimin e treguesve dhe teknikave të identifikimit dhe mbrojtjes së fëmijëve të pashoqëruar.