U mbajt konferencë shkencore me rastin e 100-vjetorin të rënies së Heroit të Popullit Bajram Curri
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë organizuan konferencën shkencore me temën: “Bajram Curri në Lëvizjen Kombëtare”.
Në këshillin organizues nga ASHSH-ja bënin pjesë akademikët Marenglen Verli dhe Beqir Meta, të cilët ishin edhe në grupet drejtuese të zhvillimit të veprimtarisë, ndërsa nga ASHAK-u bënin pjesë prof. dr. Jusuf Bajraktari, prof. asoc. Teuta Shala, prof. dr. Muhamet Mala.
Në konferencë u paraqitën 14 kumtesa.
Akademikët e ASHSH-së Marenglen Verli e Beqir Meta u paraqitën përkatësisht me kumtesat “Bajram Curri në optikën e S. Vllanasit” dhe “Bajram Curri në kontekstin e nacionalizmit shqiptar gjatë viteve 1920-1924”. Kumtesat u mirëpritën për risitë në faktologji e interpretim.
Prof. dr. Frashër Demaj, prof. dr. Jusuf Bajraktari, prof. asoc. Teki Kurti, prof. dr. Fehmi Rexhepi, prof. dr. Muhamet Mala, dr. Islam Lauka, prof. asoc. Teuta Shala, Endrit Musai, Mark Palnikaj, Lush Culaj, Luan Tetaj, Shkodran Ymeraj, Zake Prelvukaj, Ismet Jonuzi nëpërmjet kumtesave të tyre evidentuan rolin dhe vendin e heroit Bajram Curri në lëvizjen kombëtare.
Akad. Beqir Meta mbajti fjalën e mbylljes së konferencës dhe vlerësoi rezultatet e këtij eventi shkencor.