U mbajt forumi shkencor me temën “Risku sizmik dhe zvogëlimi i tij”
Veprimtaria u organizua nga Njësia kërkimore e gjeoshkencave dhe gjeoinxhinierive, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, në bashkëpunim me Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, UPT, dhe Institutin e Ndërtimit.
Forumi bëri bashkë kërkues shkencorë të fushës, studentë dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore nga vendi dhe rajoni, me synimin që të trajtojnë në mënyrë të gjithanshme çështjet që lidhen me riskun sizmik dhe mënyrat për uljen e tij.
Akad. asoc. Rrapo Ormeni, drejtuesi i Njësisë kërkimore të gjeoshkencave dhe gjeoinxhinierive, çeli veprimtarinë dhe vuri në dukje se pas tërmetit të vitit 2019, Shqipëria ka kaluar në një strategji aktive për menaxhimin e riskut sizmik, që synon parandalimin, përgatitjen dhe planifikimin afatgjatë, e cila e ka afruar me standardet europiane. Risku sizmik nuk njeh kufij dhe kërkon qasje të koordinuara. Parandalimi mbetet masa më e drejtë dhe jetike për të ardhmen. Ne kemi një rol të rëndësishëm në integrimin e kërkimit shkencor, politikave të vlerësimit të riskut sizmik dhe teknologjive inovative për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt dhe më të qëndrueshme për brezat e ardhshëm.
Në sesionin e parë përshëndetën akad. Neki Frashëri, kryetari i Seksionit të Shkencave Natyrore dhe Teknike, ASHSH; dr. Adisa Bala, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile; prof. dr. Neritan Shkodrani, dekan i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit; prof. dr. Naser Kabashi, Universiteti i Prishtinës.

Në sesionin e dytë, i cili u moderua nga prof. Niko Pojani e prof. Hüseyin Bilgin, u trajtua tema e vlerësimit dhe menaxhimit të riskut sizmik. Rreth kësaj teme u mbajtën kumtesa nga dr. Adisa Bala, AKMC; prof. asoc. Kemal Edip, IZIIS, Maqedonia e Veriut; dr. Kristina Matraku, UPT; msc. Rikard Luka, Instituti i Ndërtimit; prof. dr. Naser Kabashi (Kosovë); dr. Enes Veliu, Itali; prof. asoc. Markel Baballëku, UPT.
Në sesionin e tretë u trajtuan veçoritë dhe faktorët ndikues në riskun sizmik. Ky sesion u moderua nga prof. dr. Naser Kabashi dhe dr. Enes Veliu. Mbajtën kumtesa Elona Pojani, UT; prof. Hüseyin Bilgin, Universiteti Epoka; prof. Arian Lako, UPT; dr. Bledar Kalemi, UPT; prof.asoc. Klodian Skrame UPT; dr. Endri Duro, Universiteti Polis.

Moderatorët, prof.dr. Kemal Edip dhe prof. asoc. Markel Baballëku, pas diskutimeve të çështjeve kryesore që lidhen me riskun sizmik në nivelin kombëtar dhe sfidat përkatëse; masat e ndërmarra pas tërmeteve të vitit 2019 për parandalimin dhe reduktimin e riskut sizmik; ndikimin e riskut sizmik në kodet e ndërtimit me fokus në Eurokodet e gjeneratës së dytë e më gjerë, përmbyllën aktivitetin me diskutime dhe konkluzione.
-Pasqyrimi i veprimtarisë në media: