• Shëtitorja Murat Toptani, Tiranë 1000, Albania
  • +355 4 2230305
Resolving Issues

Qendra e Koordinimit dhe Përhapjes së Informacionit Shkencor (QKPISH)

Qendra e Koordinimit dhe Përhapjes së Informacionit Shkencor (QKPISH)
aassa
Rreth QKPISH
 

QKPISH (Qendra e Koordinimit dhe Përhapjes së Informacionit Shkencor) është njësi pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (ASHSH) që koordinon rrjetin e përbashkët online të qendrave të informacionit dhe kërkimit shkencor në Shqipëri, nëpërmjet platformave COBISS.AL (Sistemi dhe shërbimet e përbashkëta bibliografike online në Shqipëri dhe ECRIS.AL (Sistemi i informacionit për veprimtarinë kërkimore në Shqipëri) për digjitalizimin, rritjen dhe pasurimin me informacione të indeksuara si edhe qasje në përmbajtjet e lidhura me krijimtarinë shkencore në Shqipëri dhe më gjerë.

Aktivitetet
 
  • planifikimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve për lidhjen në rrjet të bibliotekave të Shqipërisë në sistemin COBISS.AL;
  • menaxhimi i bazës së të dhënave të përbashkët bibliografike COBIB.AL dhe ECRIS.AL;
  • sigurimi i programit COBISS dhe i manualëve për katalogimin e përbashkët, funksionet lokale të bibliotekave dhe shërbime të tjera për të gjithë anëtarët e rrjetit COBISS.AL;
  • organizimi i trajnimeve si dhe ndihma profesionale për bibliotekat dhe përdoruesit e tjerë të programit dhe shërbimeve COBISS;
  • kualifikimi profesional i stafit të bibliotekave dhe vlerësimi i stafit të bibliotekave për marrjen e licensave për katalogimin e përbashkët;
  • sigurimi i aksesit në burime të informacionit dhe bazat e të dhënave për bibliotekat dhe përdoruesit e tjerë;
  • ndihma profesionale për bibliotekat në procesin e konvertimit dhe transferimit të të dhënave nga sisteme të tjera.
  • Për me shumë info kliko: https://al.cobiss.net/  
Lidhje të dobishme
 
Të dhënat për qendrën
 

Emri i qendrës

QKPISH

Vendndodhja

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Institutet e Albanologjisë, Sheshi “Nënë Tereza”, Nr. 3, Tiranë, Shqipëria

Telefon

+355 (0) 68 200 15 49 (E hënë – e enjte 09.00 – 16.30, e premte 09.00 – 14.00)

E-mail

sherbimi@al.cobiss.net

 
Kontakte

 

Mirlona Buzo

Drejtuese e QKPISH

+355 (0) 68 200 15 49

Arjeta Sadiku

Instruktore për aplikacionet COBISS

+386 (0) 41 968 220