Përurim i tre botime shkencore në mjediset e Fakultetit Gjeologji-Miniera të Universitetit Politeknik të Tiranës

Në kuadër të Programit “Edukimi në shkencë” të Seksionit të Shkencave Natyrore dhe Teknike të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe me rastin e çeljes së Panairit të 17-të të Librit, ditën e enjte, më 13 nëntor 2014, në mjediset e Fakultetit Gjeologji-Miniera të Universitetit Politeknik të Tiranës u përuruan tre botime shkencore:

  • “Atlasi gjeotermal i Shqipërisë dhe Platforma e shfrytëzimit të nxehtësisë së Tokës” me grup-autorësh dhe përgatitur për botim nga prof. dr. Alfred Frashëri dhe akademik prof. dr. Salvatore Bushati”.
  • “Mineralet xeherore të Shqipërisë” me autor prof. dr. Aleksandër Çina.
  • E. Pinguli, P. Vasili. Monografi mbi studimin për prodhimin e energjisë elektrike nga era dhe gazi natyral. Akademia e Shkencave 71 f., Tiranë, 2013;
  • “On Mineralogy and Metallogeny of Albanides” me autor prof. dr. Aleksandër Çina.

 

Fjalën e hapjes dhe përshëndetjen e rastit nga Akademia e Shkencave e mbajti Kryetari i Seksionit të Shkencave Natyrore dhe Teknike të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik prof. dr. Salvatore Bushati.
Auditori i përbërë nga pedagogë, specialistë të fushave dhe studentë, ndoqi me interes të veçantë rezultatet shkencore me vlera sa teorike dhe praktike për ekonominë.