Nënshkruhet Memorandumit i Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Austriake të Shkencave
Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet dy akademive u nënshkrua nga akad. Skënder Gjinushi, Presidenti i Akademisë Austriake të Shkencave prof. Fassmann dhe zv. Presidentja Ulrike Diebold
Një delegacion i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë i kryesuar nga kryetari i saj akad. Skënder Gjinushi mori pjesë në mbledhjen solemne vjetore të Akademisë Austriake të Shkencave që u zhvillua sot në Vjenë.
Pas përfundimit të mbledhjes solemne, akad. Gjinushi dhe pjesëtarët e tjerë të delegacionit, u pritën nga Presidenti i Akademisë Austriake të Shkencave prof. Fassmann dhe zv. Presidentja Ulrike Diebold.
Gjatë kësaj pritjeje u nënshkrua edhe Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet dy Akademive.
Ky memorandum është i katërti që akademitë nënshkruajnë, duke filluar që nga viti 1989. Në fjalën e tij përshëndetëse, të mbajtur në frëngjisht, akad. Gjinushi theksoi traditën e bashkëpunimit të akademive dhe rolin e shkencëtarëve shqiptarë në zhvillimin e albanologjisë.
Pas përfundimit të ceremonisë së nënshkrimit, delegacioni, në të cilin bënte pjesë edhe prof. Besnik Baraj, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, zhvilloi një takim me prof. Verena Winiwarter, kryetare e komisionit ndërdisiplinor për studimet ekologjike. Ky takim do të shërbejë si një bazë për bashkëpunimin ndërmjet kërkuesve të të dyja vendeve.
Gjatë gjithë kësaj kohe delegacioni u shoqërua nga dr. Roza Allabashi, një kërkuese shqiptare që jeton e punon në Austri.
Lexoni Marrëveshjen e bashkëpunimit.