Nisi shkolla ndërkombëtare e trajnimit me temën "Nxitja e biosipërmarrjes në bioteknologji”
Veprimtaria me temën “Training school: Fostering bioentrepreneurship in biotechnology” nisi më 8 shtator 2025 me mbështetjen e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në kuadër të projektit “BioSensToxicWater 2025-2027”.
Kjo veprimtari do të vijojë edhe në datat 9 e 10 shtator 2025.
Programi i trajnimit u drejtua nga prof. dr. Robert Marks nga Universiteti “Ben Gurion i Negevit”, Izrael, dhe prof. dr. Ariola Bacu, drejtuese e projektit të ASHSH-së.

Trajnimet lidhen me vlerësimin e kujdesshëm të ideve të studentëve në lëndën “Hyrje në biondërmarrje” në panelin e mentorëve: Adam Mechler, Mark Nuijten; dhe asistentëve: Gal Carmeli, Fred Narcross.
Prof. dr. Ariola Bacu përshëndeti pjesëmarrësit dhe hapi sesionin e parë të workshop-it me studentët, i cili zhvillohet pas finalizimit të dispozitivave të tyre.
Prof. Robert Marks paraqiti objektivat e këtij workshop-i dhe më pas studentët vijuan prezantimet duke iu përgjigjur pyetjeve të ekspertëve: Yael Mali (online) Izrael, Mark Nuijten (Holandë), Robert Marks (Izrael), Adam Mechler (Australi).

Në sesionin e dytë u bë vlerësimi dhe përzgjedhja e projekteve. Studentët i paraqitën projektet e tyre deri në 5 diapozitiva. Projektet e pranuara do të mbështeten gjatë vijimit të punës.
Pas përzgjedhjes së projekteve, studentët u orientuan për arritjen e objektivave, menaxhimin dhe procesin e udhëheqjes së punës nga dr. Yael Mali (Menaxher i marketingut dhe BD), Savyon Diagnostics Ltd, dhe prof. Adam Mechler.