Marrëveshje bashkëpunimi midis Akademisë së Shkencave dhe Bashkisë Roskovec
Në datën 26 dhjetor 2024, në Bashkinë e Roskovecit, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi nga Kryetari i Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi dhe Kryetarja e Bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje konfirmon anëtarësimin me të drejta të plota të Bibliotekës Publike të Roskovecit në sistemin e përbashkët digjital COBISS.AL, që menaxhohet nga Qendra e Informacionit Shkencor (QKPISH) pranë ASHSH-së.
Kjo marrëveshje ka për qëllim zgjerimin e rrjetit të informacionit shkencor dhe akademik përmes bibliotekave dhe qendrave të informacionit në vend.
Në këtë takim bashkëpunimi morën pjesë drejtuesja e Qendrës së Informacionit (QKPISH) znj. Mirlona Buzo, drejtuesja e sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Publikun prof. asoc. Elda Zotaj, nënkryetari i Bashkisë së Roskovecit z.Maksim Goga dhe përgjegjësja e Bibliotekës Publike të Roskovecit znj. Mimoza Hazizi.
Bashkia e Roskovecit mbështet dhe vlerëson nismën e Akademisë së Shkencave për sigurimin e akcesit të hapur në burime elektronike të informacionit për komunitetin e saj dhe më gjerë.