Letër mirënjohjeje​
Presidenti i Shoqatës Europiane të Rrjetit Tematik të Bioteknologjisë (EBTNA) i ka dërguar letër mirënjohjeje kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akad. Skënder Gjinushi për mbështetjen dhe kontributin e çmuar në organizimin e Kongresit Europian të Bioteknologjisë 2025 në Tiranë.
Në letrën falënderuese, prof. Munis Dundar, president i EBTNA-s (European Biotechnology Thematic Network Association) shpreh mirënjohjen e thellë për akad. Skënder Gjinushin dhe Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, për mbështetjen e paçmuar dhe mikpritjen e ngrohtë gjatë kongresit, që mundësuan një platformë të shkëlqyer për bashkëpunim ndërkombëtar dhe promovimin e bioteknologjisë.