Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë u uron përzemërsisht një vit akademik sa më të mbarë e të suksesshëm studentëve dhe pedagogëve
Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe anëtarët e saj u urojnë studentëve e pedagogëve, veçanërisht atyre që ulen për herë të parë në auditorët e universiteteve, suksese në rrugëtimin drejt dijes.
Akademia e Shkencave do të mbështesë edhe në këtë vit akademik studentët dhe pedagogët, duke i dhënë më shumë cilësi dhe vlerë kërkimit shkencor për t’u afruar më shumë me universitetet më prestigjioze europiane e botërore.
Gjithashtu, ASHSH-ja do të thellojë bashkëpunimin me universitetet për të rritur performancën në të gjitha aspektet akademike e universitare në funksion të zhvillimit të vendit.
Kryesia e ASHSH-së u uron dhe u shpreh mirënjohje dhe respekt të gjithë akademikëve dhe punonjësve që ka pranë strukturave të saj për punën dhe përkushtimin e tyre në formimin e profesionistëve të së ardhmes.
Të nderuar drejtues të universiteteve në mbarë vendin,
të nderuar studentë dhe pedagogë,
Në vitin e ri akademik, Akademia e Shkencave e Shqipërisë do të vazhdojë t’ju mbështesë për të përmbushur objektivat kërkimorë-shkencorë në të gjitha fushat.