Kryetar i Akademisë së Shkencave
Detyrat e Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
Referuar Ligjit nr. 53/2019 Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë, neni 13 dhe Statutit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë miratuar me vendimin e Asamblesë nr. 22, datë 18 tetor 2019, neni 32, detyrat e kryetarit janë:
- Drejton dhe organizon punën e veprimtarinë e Akademisë e të Kryesisë;
- Përfaqëson Akademinë në marrëdhënie me të tretet dhe nënshkruan në emër të saj;
- Raporton në Asamble për aktivitetin e përgjithshëm;
- Raporton ne Kryesi për aktivitetin semestral;
- Drejton mbledhjet e Asamblesë;
- Nënshkruan vendimet e Kryesisë dhe të Asamblesë;
- Zbaton detyrat e përcaktuara në statut;
- Në zbatimin e detyrave dhe kompetencave te tij, Kryetari nxjerr urdhra të brendshëm;
- Detyrat e Kryetarit, në mungesë të tij (e me porosi), i kryen Zëvendëskryetari.
Lexoni nenin 11 të ligjit nr. 53/2019 (i ndryshuar) dhe nenin 25 të Statutit të ASH.
Zëvendëskryetar
Detyrat e Zëvendëskryetarit të Akademisë së Shkencave
Zëvendëskryetari është zëvendëstitullari i Akademisë së Shkencave dhe anëtar i Kryesisë i zgjedhur nga Asambleja e ASH-së. Ai ka këto detyra:
- Ndjek dhe bashkërendon punën e seksioneve;
- Miraton programet e veprimtarisë së tyre kryesore organizative;
- Ndihmon në mbarëvajtjen e punës së seksioneve;
- Zëvendëson dhe përfaqëson Kryetarin ne mungesë të Tij, për çështje të veçanta ose për mbarë veprimtarinë e Akademisë për një periudhë kohe të caktuar. Kjo procedurë realizohet në përputhje me ligjin dhe Statutin e ASH-së;
- Kryen detyra të tjera të caktuara me urdhër të Kryetarit;
- Nënshkruan akte dhe dokumente që u drejtohen organeve qendrore të administratës shtetërore, përcaktuar paraprakisht vetëm me autorizim të kryetarit;
- Kryen veprimtari kërkimore shkencore vetjake.
Lexoni nenin 20 dhe nenin 31 të Statutit të ASH për zgjedhjen dhe detyrat e Kryesisë.