Kryeministri z. Edi Rama përshëndet Kongresin e 5-të Ndërkombëtar NanoBalkan (NB2025)
Fjala e plotë
Besoj se sot gjendemi në një ag të ri për Shqipërinë si një komb që guxon të udhëheqë e jo të ndjekë, në ballë të shkencës e teknologjisë në këtë rajon.
Më lejoni të them që, duke krijuar një ministre të Inteligjencës Artificiale, ministrja e parë në botë e Inteligjencës Artificiale, Shqipëria nuk po përqafon thjesht të ardhmen, por po përpiqet të bëjë pjesën e saj për ta projektuar atë. Diella nuk është një lodër, përmes saj ne kemi shndërruar atë çfarë ka qenë domeini i së mjegulltës në një algoritëm transparent për të shndërruar pushtetin e shtetit në pushtetin e shërbyesit. Në fakt, jemi të bindur që herët më shumë sesa vonë do të jemi në gjendje të ofrojmë përmes Diellës një instrument të jashtëzakonshëm për t’i bërë tenderat publikë, të hapur, transparentë e në integritet siç nuk është parë më parë.
Siç e thashë, Shqipëria është një vend që guxon dhe shfrytëzimi Inteligjencës Artificiale është një shtyllë themelore e qeverisjes, jo thjesht një instrument. Është përparësi jona kyçe dhe vizioni ynë kombëtar për Shqipërinë e 2030-s në BE besoj është shumë i qartë, shumë qartësisht i rrënjosur në integritet, novacion dhe udhëheqje shkencore. Kjo ngjarje ilustron shumë më tepër se fjalët, ajo shpreh atë çfarë po synojmë të bëjmë, e bëjmë çdo ditë. Ne do të kanalizojmë më shumë burime, reforma institucionale, kapital njerëzor për të ndihmuar në ndërtimin e një ekosistemi të nanoteknologjisë që e ka spirancën në Tiranë, por që rrezaton apo më mirë zgjeruar jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë. Do të dëshironim që çdo program i madh i novacionit, çdo terren shkencor, çdo projekt infrastrukture do të ketë standarde të larta, llogaridhënie të plotë, dhe gjithashtu edhe mbikëqyrje të ndihmuar nga Inteligjenca Artificiale.
Kur u themelua nanoAlb-i pesë vjet më parë, ishte gjithashtu dhe një sinjal i një akademie të ripërtëritur shkencash, i një akademie shkencash që u shfaq e gatshme për të përqafuar të ardhmen, e jo për të mbetur sërish në të shkuarën. E nuk ka aspak dyshim se nanoshkenca dhe nanotekenologjia janë shkenca kampione të shekullit XXI dhe ne duhet dhe mundemi që të harmonizojmë arsimin e lartë në strategjinë tonë për novacionin, në klasat, laboratorët e startup-eve dhe në fakt në universitete shqiptare po hartohen programe ndërdisiplinore për sistemet digjitale, dhe së shpejti për inteligjencën artificiale dhe për nanoshkencat, sepse ky nuk është një luks apo diçka shumë e veçantë. Kjo është një nevojë e së tashmes.
Vizioni ynë është që brenda dekadës tjetër çdo i ri shqiptar që aspiron të studiojë teknologjitë e së ardhmes të mund ta bëjë këtu në shtëpi. Ne do të kërkojmë partneritete me universitete europiane dhe institute kërkimore, duke u siguruar që kurikula jonë të përputhet me standarde më të larta ndërkombëtare. Kjo është një punë që ka nisur e po shohim tashmë hapat e parë dhe po kështu po shohim edhe rezultatet e para që janë inkurajuese. Ky investim në arsim nuk ka të bëjë vetëm me prodhimin e shqiptarëve dhe të inxhinierëve, por edhe me krijimin e një hapësire për njerëzit që të mendojnë në mënyra novatore, të krijojmë një brez novatorësh që do të çojnë përpara ekonominë shqiptare, industrinë e qeverisjen shqiptare.
Shqipëria është shumë e angazhuar që çdo euro e investuar në shkencë të përkthehet në përparim të prekshëm në llogaridhënie dhe në mundësi për të rinjtë tanë. Dhe nuk ka aspak dyshim, ashtu siç disa prej jush që kanë ardhur nga jashtë mund të shohin tashmë, se ky është një vend shumë i hapur, shumë miqësor dhe është një vend ku fjala “mirë se erdhët” është në përputhje të përkryer me atë çfarë mund të presësh kur vjen në këtë vend. Ndaj mirë se erdhët!
Pres me shumë padurim që të punojmë ngushtë me Akademinë e Shkencave për t’i bërë gjërat më mirë e për ta bërë përparimin më të prekshëm. Faleminderit shumë!