Energjia (energjia e ripërtëritshme, sistemi elektoenergjitik dhe efiçenca e energjisë)
Ngritur me Vendimin Nr.71 datë 13.12.2021 t137 Kryesisë së Akademisë me tre grupe kërkimore.
Energjia e ripërtëritshme me drejtues akad. Ilirjan Malollari
Sistemi i elektroenergjitikës me drejtuese akad. asoc. Rajmonda Buhaljoti
Efiçenca e energjisë me drejtues akad. Jorgaq Kaçani. Krijimi i njësisë ka ardhur si propozim nga anëtarët e komisioneve të përhershëm të inxhinierisë, kimisë dhe fizikës pranë ASH dhe ka si objektiv:
– identifikimin dhe vlerësimin e burimeve aktuale energjetike në vend
– koordinimin e punës kërkimore shkencore për zgjidhjen e problematikave komplekse dhe zhvillimet aktuale në fushën e sistemeve elektroenergjitike dhe për rritjen e efiçencës së energjisë
– përdorimin e metodave moderne efikase për modelimin, stimulimin dhe zbatimin e proceseve teknologjike dhe inxhinierike të përshtatshme për kushtet e vendit, të cilat të çojnë drejt shfrytëzimit optimal të burimeve alternative për energji.
Njësia e ka mbaruar afatin e funksionimit të saj në datë 13.12.2023.
Kësaj njësie nuk është rinovuar afati ende.