Biblioteka e Akademisë së Shkencave në 90-vjetorin e Bibliotekës Publike “Mitrush Kuteli”, Pogradec
Biblioteka e Akademisë së Shkencave mori pjesë në aktivitetin jubilar të organizuar me rastin e 90-vjetorit të krijimit të Bibliotekës Publike “Mitrush Kuteli” në Pogradec, një nga bibliotekat më të vjetra dhe me traditë në vend.

Takimi mblodhi së bashku përfaqësues të bibliotekave publike, universitare dhe speciale nga mbarë Shqipëria, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore e qendrore.
Veprimtarinë e përshëndetën përfaqësues të Bashkisë Pogradec, Prefekturës së Qarkut Korçë, Këshillit të Qarkut Korçë, si dhe drejtues e punonjës të bibliotekave, studiues, dashamirës të librit dhe familjarë të shkrimtarit të njohur Mitrush Kuteli.
Në këtë veprimtari, midis të tjerash, u vlerësua roli i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në pasurimin e fondit të bibliotekave të vendit përmes botimeve të saj shkencore, të cilat kanë ndihmuar në zhvillimin e kërkimit, studimit dhe leximit në institucionet publike, universitare dhe kërkimore.

Për këtë kontribut të qëndrueshëm në fushën e dijes dhe kulturës, Biblioteka “Mitrush Kuteli” i dorëzoi “Certifikatën e mirënjohjes” Akademisë së Shkencave.


Ajo nënvizoi gjithashtu vazhdimësinë e kontributit të Akademisë së Shkencave në mbështetje të bibliotekave universitare, publike dhe speciale, për pasurimin e fondit të tyre me botime shkencore që forcojnë misionin e bibliotekave në fushën e kërkimit, studimit dhe përhapjes së dijes.