Akademik Nazim Gruda merr diplomën si anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Lituanisë
Në mbledhjen solemne të Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Lituanisë (Lietuvos Mokslų Akademija, LMA) më 17 qershor 2025 u mbajt ceremonia e dorëzimit të diplomave për anëtarët e jashtëm të pranuar në këtë akademi.
Me këtë rast, akad. Gruda mbajti kumtesën me temën “Hortikultura në epokën e ndryshimeve klimatike”. Ai ndau me akademikët lituanezë dhe pjesëmarrësit e institucioneve shkencore europiane perspektivën e tij për sfidat dhe mundësitë që has bujqësia përballë kushteve ekstreme klimatike.
Në ceremoninë solemne akad. Grudës iu dha diploma e anëtarit të jashtëm të Akademisë së Shkencave të Lituanisë në Seksionin e shkencave bujqësore dhe pyjore. Zgjedhja e tij u bë më 8 prill 2025 nga Asambleja e LMA-së.
Bashkëlidhur linku i ceremonisë: