Akademia e Shkencave e Shqipërisë pranohet anëtare nderi e Komunitetit Ndërkombëtar të Akademive – Koinon
Bordi drejtues i Komunitetit Ndërkombëtar të Akademive (Koinon) miratoi unanimisht aplikimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për t’u bërë anëtare nderi e saj. Në letrën zyrtare të prof. Christos Zerefos, Sekretar i Përgjithshëm i Akademisë së Athinës dhe President i Bordit të Drejtorëve të KOINON-it drejtuar Kryesisë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, vlerësohet aplikimi i suksesshëm dhe pranimi i ASHSH-së në Koinon. Në letrën e tij shprehet besimi për bashkëpunimin mes institucioneve në vitet në vijim.

International Community (Koinon) of Academies (Komuniteti Ndërkombëtar i Akademive) është një organizatë ndërkombëtare që bashkon akademi shkencash nga vende të ndryshme, me qëllim që të nxitet bashkëpunimi akademik dhe shkencor.